Bota Postuar më 8 Prill 2024, 09:57

Kryeministri kanadez Trudeau printon shtëpi - Promovohen shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D

Nga SCAN TV
Kryeministri kanadez Trudeau printon shtëpi - Promovohen shtëpi

Shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau prezantoi paketën e masave për ndërtimin më të lirë dhe më të lehtë të shtëpive. Kjo është një strategji e përdorur për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një seri masash që synojnë ta bëjnë më të lirë dhe më të lehtë ndërtimin e shtëpive të reja në Kanada. Kryeministri i vendit Justin Trudeau i prezantoi këto masa duke u përqendruar pikërisht tek banesat e parafabrikuara.

Qeveria federale do të ndajë 36.8 milionë dollarë për një fond të ri që synon të mbështesë rritjen, komercializimin dhe adaptimin e teknologjive dhe materialeve inovative të strehimit.

Një shumë e njëjtë do të vihet në dispozicion përmes agjencive rajonale të zhvillimit për të ndihmuar në modernizimin e ndërtimit të shtëpive përmes banesave modulare, ndërtimit masiv të drurit, robotikës, printimit 3D dhe automatizimit.

Trudeau njoftoi gjithashtu 11.6 milionë dollarë për të mbështetur krijimin e listës së planeve të strehimit të miratuara paraprakisht për të ulur koston dhe kohën që duhet për të ndërtuar shtëpi – një strategji e përdorur për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai njoftoi rimbushjen e fondit prej 55 miliardë dollarësh për të siguruar financim me kosto të ulët për ndërtimin e apartamenteve. Trudeau është vënë nën kritika gjatë vitit të kaluar për rritjen e çmimeve të banesave në Kanada dhe është pas liderit të Partisë Konservatore Pierre Poirier në sondazhe.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në kuota zbritëse pasi ka shënuar zbritje nga java e shkuar duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 94.38 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat