Shqipëria, Kryeqendra e Eventit Botëror mbi Turizmin - Rama: "Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut"

Në Shqipëri po mbahet për herë të parë Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për tre ditë radhazi, Shqipëria do të jetë kryeqendra e eventit botëror mbi turizmin që do të bëjë bashkë politikëbërës, sipërmarrës në fushën e turizmit dhe përfaqësues të agjencive të rëndësishme ndërkombëtare.
Në mbledhjen e sotme, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet që kanë bërë vendet e tjera të OBT-së, me qëllim që të mos përsëriten. Ai theksoi arritjet e Shqipërisë në turizëm duke e lidhur me shprehjen e Lekë Dukagjinit se "Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut".
Ndërkohë, Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipërinë e kanë vizituar rreth 10.1 milionë turistë gjatë vitit të kaluar duke shënuar shifra rekord sa i takon turizmit. Sipas Barometrit të Organizatës Botërore të Turizmit, vendi ynë është renditur mes 5 vendeve të para për numrin e lartë të vizitorëve. Objektiv i këtij viti do të jetë rritja e mëtejshme e këtyre shifrave dhe pozicionimi i Shqipërisë në krye të kësaj liste si ndër aktraksionet turistike më të vizituara të momentit, deklaroi Kumbaro.
Shqipëria do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kuluturës dhe Dialogut për 2025-ën dhe pritet që brenda vitit të ardhshëm të zhvillojë Panairin Kombëtar të Turizmit.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit përgëzoji Shqipërinë për arritjet e deritanishme, produkt i një përkushtimi dhe një pune tepër të madhe. Sipas tij, sukseset kryesore në këtë rajon do të vijnë prej turizmit duke inkurajuar edhe kompanitë e huaja që të investojnë në vendin tonë.
Në kuadër të këtij takimi, nesër do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi i investimeve në këtë sektor.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%
Në Shqipëri produkti i mishit blihet më lirë se në Serbi dhe në Malin e Zi, por më shtrenjt se në Maqedoninë e Veriut apo në vendet e Bashkimit Europian. Të......

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore në godinat publike të Klosit dhe Peshkopisë nëpërmjet projektit të UNDP-së, financuar nga Qeveria Japoneze!
Gjashtë sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkitë e Klosit dhe Dibrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në......

Klasa e mesme në ekonomitë kryesore është në një pozitë të vështirë - Shumica e të rriturve në ekonomitë e zhvilluara, më keq se prindërit e tyre
Në ekonomitë kryesore të botës, klasa e mesme është ajo që ndodhet në pozitën më të vështirë dhe të pasigurtë financiare. Sipas një sondazhi të kryer, pjesa më......

Rikthehet “gropa” e euros - Pas 3 muajve, monedha europiane bie nën nivelin e 102 lekëve
Pas 3 muajve, monedha europiane është rikthyer sërish nën nivelin e 102 lekëve. Në tregun valuator vendas ajo këmbehet me 101.8 lekë Tregu valutor vendas......

Ndërtimi i pallateve në… rërë - Riadi ul pritshmëritë për projektin ‘Neom’
Plani ambicioz i trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite pritet të vonohet në realizim. Për ss i përket ndërtimeve të pallateve në rërë, Riadi ka ulur......

Takimi i Komisionit për Europën të UNWTO, Kumbaro: Impakti i turizmit po transformon përfaqësimin e Shqipërisë në botë!
U zhvillua sot në Tiranë takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku morën pjesë drejtuesit e kësaj organizate si Sekretari......

Kinezët po fluturojnë, madje edhe me një aeroplan – anije - Kina tashmë konkuron dhe me aeroplanët anije
Aeroplani civil AS700 përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë. Fluturimi – provë që zgjati rreth një orë e 46 minuta u krye me sukses. Objektivi janë......

Kryeministri kanadez Trudeau printon shtëpi - Promovohen shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D
Shtëpi të parafabrikuara të printuara 3D. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau prezantoi paketën e masave për ndërtimin më të lirë dhe më të lehtë të......