Kontratë midis blegtorëve dhe përpunuesve - Denaj nga Vlora: Kontrata, rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi fermat blegtorale në Bunavi. Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët, Denaj theksoi se formalizimi përmes kontratave në marrëdhënien blegtor-pikë grumbullimi është rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt dhe me çmime të balancuara.
Një analizë e Ministrisë së Bujqësisë tregon se nëse lënda e parë e ushqimit prodhohet nga vetë blegtorët dhe nuk sigurohet nga diku tjetër, kjo do të ulte kostot me 50%. Denaj sugjeroi që të gjithë blegtorët të realizojnë kontrata me përpunuesit e qumështit, me qëllim që të mbrojnë dhe formalizojnë prodhimet e tyre.
Lidhja e kontratave në sektorin e blegtorisë, të perimeve apo në sektorë të tjerë, bën të mundur që prodhuesit e lëndës së parë të kenë një farë sigurie, të arrihet cilësia e kërkuar dhe të kenë një çmim të garantuar. Nga ana tjetër, mungesa e kontratave do të nxirrte jashtë funksionit rolin e ministrisë si rregullatore.
“Ne ju kërkojmë një kontratë, pra shteti nuk funksionon pa një kontratë në zinxhirin tuaj dhe t’ju mbrojë deri në pagesën tuaj. Çdo subvencion, që të ketë efektivitet do mbështetet patjetër në formalizim. Formalizimi nuk është thjeshtë mit, formalizimi është të ketë një kontatë që e rregullon marrëdhënien”, tha ministrja.
Denaj njoftoi që në ditët në vijim pritet të ketë takime me përfaqësues tjerë të blegtorëve dhe kompanive të përpunimit.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse!
Në Llogara, krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë......

Rinisin makthet fiskale në Europë: Italia dhe Franca nën vëzhgim për deficite të larta!
Makthet fiskale që rrënuan Europën në të kaluarën po kthehen, duke prekur Italinë, Francën dhe vende të tjera europiane. Javën e kaluar, gjatë një seance......

Tenderi/ Tjetër ndërhyrje në 6 dogana shqiptare - Pas godinave, ARRSH rehabiliton sheshet dhe zonat pranë tyre
6 pika doganore të vendit do t’I nënshtrohen sërish transforimit. ARSSH ka shpallur një tender që parashikon rehabilitimin e shesheve dhe zonave kryesore në......

4.5 milionë ndërtesa e toka do taksohen me vlerën e tregut! - Godinat nisin në 2026, parcelat në 2028
Duke nisur nga vitit 2026 do të nisë zbatimi I taksimit të ndërtesave me vlerën e tregut ndërsa në 2028 do të nisë për parcelat. Projekti I ri për taksën e......

Qeveria ul çmimet në supermarkete - Gjoba të larta deri në 10% të xhiros vjetore
Qeveria në Australi synon të ulë çmimet në supermarketeve, duke paralajmëruar me gjoba që mund të arrijnë deri në 10% të xhiros vjetore. Shumë shpejt do të......

Shqipëria, Kryeqendra e Eventit Botëror mbi Turizmin - Rama: "Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut"
Në Shqipëri po mbahet për herë të parë Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për tre ditë radhazi, Shqipëria do të jetë......

Mishi në vend, më i lirë se në Serbi dhe Mal të Zi - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt regjistrohet në 4.2%
Në Shqipëri produkti i mishit blihet më lirë se në Serbi dhe në Malin e Zi, por më shtrenjt se në Maqedoninë e Veriut apo në vendet e Bashkimit Europian. Të......

Dorëzohen 6 sisteme fotovoltaike diellore në godinat publike të Klosit dhe Peshkopisë nëpërmjet projektit të UNDP-së, financuar nga Qeveria Japoneze!
Gjashtë sisteme fotovoltaike diellore janë dorëzuar zyrtarisht në bashkitë e Klosit dhe Dibrës. Ceremonia, në të cilën morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në......