Europa Postuar më 9 Prill 2024, 09:25

Britania, një “magnet” për bizneset amerikane - Shkak, rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA

Nga SCAN TV
Britania, një “magnet” për bizneset amerikane - Shkak,

Rritja e pagave dhe mungesa e stafit në SHBA po i shtyjnë kompanitë të kërkojnë punë përtej Atlantikut, veçanërisht në Britani.

Bizneset amerikane po eksportojnë të gjitha llojet e punës, të motivuara nga pagat më të ulëta, taksat dhe një monedhë e dobët në Mbretërinë e Bashkuar. Ky nuk është modeli tradicional i ‘outsourcing’ – nxjerrjeve të burimeve - i viteve 2000, i cili rezultoi në zhvendosjen masive të vendeve të punës në prodhim në Kinë ose qendrave në Indi, sipas ekspertëve. Kontraktimi është më i lirë, por gjithashtu shpesh krijues, duke mos krijuar më punë të mërzitshme.

Paga mesatare vjetore për një zhvillues softuerësh në SHBA është 130.000 dollarë, megjithëse është 175.000 dollarë në qytete si San Francisko dhe Nju Jorku, sipas firmës globale të rekrutimit Robert Half. Në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 66.000 dollarë dhe kostoja e jetesës shpjegon vetëm një pjesë të hendekut. Zhvilluesit e softuerit në Cleveland – një nga qytetet e mëdha më të varfra në SHBA – mund të fitojnë rreth 40.000 dollarë më shumë se homologët e tyre në Londër. Industritë e financës, kontabilitetit dhe marketingut kanë boshllëqe të ngjashme pagash transatlantike.

JPMorgan Chase është punëdhënësi më i madh i teknologjisë në Skoci dhe së fundmi ndërtoi një qendër të re në Glasgow për të strehuar mijëra punonjës. Gjigandi i menaxhimit të aseteve BlackRock po zgjeron hapësirën e tij të zyrës në Edinburg. Dhe kompania e softuerit të sigurisë kibernetike Glassuall thotë se pothuajse të gjithë inxhinierët e saj të softuerit janë të vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse 90% e të ardhurave të kompanisë vijnë nga SHBA.

Për ekonominë ‘e ndenjur’ të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit, kërkesa në rritje për shërbime është një pikë e ndritshme. Eksportet e shërbimeve në SHBA kanë gjeneruar pothuajse 90 miliardë dollarë për Mbretërinë e Bashkuar që nga shtatori i kaluar.

Rënia e mprehtë e paundit luajti një rol kyç, duke e bërë më të lirë punësimin e kompanive britanike, ndwrsa gjuha e përbashkët dhe sistemi i ngjashëm arsimor janë ‘bonuse’, argumentojnë pronarët e bizneseve.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat