Çmimet u rritën 2 herë më pak se vjet - Inflacioni arrin në 2.3% në mars, ndikuan kryesisht ushqimet dhe qiraja

Çmimet në muajin mars të këtij viti u rritën me 2.3% tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 5.3%, shohim se këtë vit çmimet janë shtrenjtuar shumë herë më pak. Pra, inflacioni në këto dy muajt e fundit po qëndron nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%.
Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike” me 0.70 pp, “Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji" me 0.45 pp si dhe "Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’ me 0.35 pp. Ndërkohë, grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e këtij indeksi, ku ky kontribut varion nga 0.01 pp për grupin “Komunikim dhe në 0.07 pp për grupin “Shëndeti dhe shërbimi arsimor.
Krahasuar me muajin Mars të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.2%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3.8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.5%, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.3% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.4% dhe “Shërbimi arsimor” me 2.3%.
Nga ana tjetër, ushqimet kanë vijuar rritjen, ku grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” rezulton të jetë ngjitur me 2%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4. %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4.4%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4% dhe “mish” me 3.7%. Po ashtu, edhe çmimet në kategorinë “Shëndeti” janë rritur me 1.9%, ndërsa grupi “Komunikimi” është rritur me 0.2%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0.3%.
Armela Duka / SCAN
Sondazh

Pamje/ Projekti i Parkut Fundor të Bulevardit të Ri - Rama: Së shpejti do të nisin punimet
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë publikuar pamjet e projektit për parkun fundor të Bulevardit të Ri në kryeqytet. Projekti është drejt......

Kontratë midis blegtorëve dhe përpunuesve - Denaj nga Vlora: Kontrata, rruga e vetme për të garantuar një treg të sigurt
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Vlorë ku vizitoi fermat blegtorale në Bunavi. Gjatë bashkëbisedimit me blegtorët, Denaj......

Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse!
Në Llogara, krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare, për të qenë......

Rinisin makthet fiskale në Europë: Italia dhe Franca nën vëzhgim për deficite të larta!
Makthet fiskale që rrënuan Europën në të kaluarën po kthehen, duke prekur Italinë, Francën dhe vende të tjera europiane. Javën e kaluar, gjatë një seance......

Tenderi/ Tjetër ndërhyrje në 6 dogana shqiptare - Pas godinave, ARRSH rehabiliton sheshet dhe zonat pranë tyre
6 pika doganore të vendit do t’I nënshtrohen sërish transforimit. ARSSH ka shpallur një tender që parashikon rehabilitimin e shesheve dhe zonave kryesore në......

4.5 milionë ndërtesa e toka do taksohen me vlerën e tregut! - Godinat nisin në 2026, parcelat në 2028
Duke nisur nga vitit 2026 do të nisë zbatimi I taksimit të ndërtesave me vlerën e tregut ndërsa në 2028 do të nisë për parcelat. Projekti I ri për taksën e......

Qeveria ul çmimet në supermarkete - Gjoba të larta deri në 10% të xhiros vjetore
Qeveria në Australi synon të ulë çmimet në supermarketeve, duke paralajmëruar me gjoba që mund të arrijnë deri në 10% të xhiros vjetore. Shumë shpejt do të......

Shqipëria, Kryeqendra e Eventit Botëror mbi Turizmin - Rama: "Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut"
Në Shqipëri po mbahet për herë të parë Takimi i 70-të i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Për tre ditë radhazi, Shqipëria do të jetë......