Shqipëria Postuar më 8 Prill 2024, 15:45

Pamje/ Projekti i Parkut Fundor të Bulevardit të Ri - Rama: Së shpejti do të nisin punimet

Nga SCAN TV
Pamje/ Projekti i Parkut Fundor të Bulevardit të Ri - Rama: Së

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë publikuar pamjet e projektit për parkun fundor të Bulevardit të Ri në kryeqytet. Projekti është drejt përfundimit dhe shumë shpejt pritet të nisin punimet për realizimin e tij.

Pas marrëveshjes që u arrit një vit më parë me Emirin e Katarit, Al Thani dhe ambasadorin e Katarit në  atë  kohë  në  Tiranë  Al-Marri, është  miratuar granti prej 11 milionë eurosh nga Qeveria e Katarit për t'u investuar në këtë projekt.

“Grimshaw” është studioja britanike, projekti i të cilës u shpall fitues nga ana e bashkisë gjatë konkursit për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Parku do të ndërtohet në fund të Bulevardit të Ri, gjatë Lumit të Tiranës dhe do të ketë hapësira të dedikuara për qytetarët. Parqe të vogla do të krijohen në të dyja anët e lumit, bashkë me hapësira të tjera argëtuese dhe rekreative për fëmijët e të rriturit.

Ky park do të shërbejë si një pikë e rëndësishme për të gjithë banorët e kësaj zone apo për ata që synojnë të jetojnë te Bulevardi i Ri dhe pritet që të bëhet poli më i ri turistik i Tiranës.

Ledina Elezi/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat