Shqipëria Postuar më 9 Prill 2024, 10:02

Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik - Arritën në 4,69% në muajin shkurt, pasi regjistruan rritje të lehtë në janar

Nga SCAN TV
Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik - Arritën

Pasi e nisën vitin me një rritje të lehtë, niveli i huave me probleme regjistroi një nivel të ulët në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në shkurt huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4,69% duke regjistruar nivelin më të ulët historic. Ndërkohë, në muajin janar ishin në nivelin prej 4,88%.

Gjatë vitit të kaluar huatë me probleme u luhatën në intervalin mbi 5%, duke arritur një maksimum prej 5,3% në muajin gusht. Por, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar më tej gjatë fundit të vitit, duke rrëzuar pritshmëritë fillestare sipas të cilave inflacioni dhe rritja në nivele rekord e normës bazë të interesit në 3,25% do shtonte kreditë me probleme.

Ndërkaq, të njëjtën trajektore në rënie gjatë muajit shkurt ka ndjekur edhe treguesi i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator, që u regjistrua në 5,58% të totalit, nga 5.77% në janar.

Edhe huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner ishin 5,18% në shkurt, kundrejt 5,43% që regjistruan në muajin e parë të këtij viti. Gjysma e dytë e vitit 2023 shënoi rritje të kujdesit të bankave në miratimin e kredive, por edhe ndryshim të sjelljes së biznesit e të individëve, të cilët u orientuan fort nga kreditimi në lekë, kundrejt huave në monedhën e përbashkët evropiane.

Huatë me probleme nisën një trajektore të rrezikshme rritje pas krizës financiare globale që goditi Botën dhe Europën në veçanti, për të kulmuar në 25% të totalit të kredive në vitin 2015 në vendin tonë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat