Bota Postuar më 9 Prill 2024, 10:04

Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë - Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit ishte më e larta

Nga SCAN TV
Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë - Temperatura

Marsi i këtij viti ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga shërbimi metereologjik i Bashkimit Europian Copernicus, duke theksuar se temperatura mesatare globale muajin e kaluar ishte 14.4 gradë celsius, më e lartë me 0.73°C në krahasim me mesataren e 30-vjeçarit 1991-2020. Sipas Copernicus, ky është muaji i dhjetë radhazi që klasifikohet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.

Duke filluar që nga qershori 2023, Toka ka “thyer” çdo muaj rekorde nxehtësie. Një kontribut i madh për këtë fenomen lidhet me valët e të nxehtit detar në zona të mëdha të oqeaneve. Para publikimit të të dhënave të Copernicus, viti 2023 ishte konfirmuar si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë që nga 1950, me një rritje të temoeraturës mesatare globale pranë kufirit të 1.8°C në krahasim me nivelin para industrial.

Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën Jugore ka zhdukur të korrat dhe ka lënë miliona njerëz të përballen me urinë.

Shkencëtarët detarë paralajmëruan gjithashtu muajin e kaluar një zbardhje masive e koraleve ka të ngjarë të ndodhë në hemisferën jugore, e nxitur nga ngrohja e ujërave dhe mund të jetë më e keqja në historinë e planetit.

Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme janë emetimet e gazrave serë të shkaktuara nga njeriu.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat