Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë

Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) theksohet se peshën më të madhe e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat në euro me 46%.
Nëse analizojmë ecurinë vjetore të depozitave të siguruara të individëve vëmë re se trendi ka qenë përgjithësisht pozitiv dhe rritja më e madhe e tyre u shënua në muajin dhjetor me 3.1%.
‘’Scan intel’’ ka analizuar shifrat për të kuptuar ecurinë vjetore të depozitave të sigurueshme të individëve të shprehur në monedhë të huaj dhe atë vendase. Sipas të dhënave rritja vjetore e depozitave totale të siguruara ishte 4%. Në këtë rritje kanë kontribuar depozitat në lek dhe euro ku këto të fundit janë rritur me 4.2% ose 22.8 mld lekë ndërsa depozitat në lekë janë rritur me 14.6%.
Pavarësisht se ndryshimet vjetore të depozitave si në lekë dhe në euro janë paraqitur me rritje, depozitat e individëve në euro kanë qenë më të qëndrueshme krahasuar me depozitat në lekë për shkak të ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) është një institucion publik që mbulon pjesën e sigurimit të depozitave në sistemin financiar në vend. Ky institucion merr përsipër të mbulojë sigurimin e depozitave deri në nivelin e 2.5 mln lekëve. Por sa është vlera e depozitave të shqiptarëve?
Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2023, rezulton se krahasuar me fundin e vitit 2022, depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë janë rritur me 6%, kurse depozitat me shuma mbi nivelin e mbulimit janë rritur me 17.8 mld lekë ose 2.6%.
Pra nga depozitat totale që mbulohen nga agjencia e sigurimit sipas kriterit të lartpërmendur, 42% e tyre janë në vlerën 2.5 mln lekë ndërsa 58% e tyre tejkalojnë nivelin e mbulimit nga agjencia e sigurimit. Depozitat e individëve me vlerë mbi 2.5 mln lekë arritën vlerën 698.6 mld lekë.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit......

Ku mund të gjeni birrën me të shtrenjtë dhe më të lirë në Europë këtë sezon veror?
Ndërsa jemi gjithnjë e më afër verës, nuk janë vetëm temperaturat në rritje, por edhe kostoja e jetesës për shumë prej nesh në të gjithë Evropën. Aftësia për......

Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e ndaluara. Synohet përafrimi me legjislacionin e BE
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike janë propozuar disa ndryshime në projektligjin “Për disa......

Infrastruktura, në funksion të zhvillimit turistik - Balluku: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan. Kumbaro: Ngrejmë akademi turizmi
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj po shoqërohet me investime madhore në infrastrukturën shqiptare, që nga aeroportet e deri te......

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili? - Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497......

“Zbrazet” Veriu i Italisë! - Deri në vitin 2040 do të jenë 2.3 milionë banorë më pak
Italia dhe në mënyrë të veçantë rajonet e Veriut, po i afrohen një të ardhmeje të “akullt” demografike. Një situatë që pa emigrime të reja apo një rritje e......

Gjermania, me një fond special për pensionet - 200 miliardë euro do të investohen në aksione të grupeve ndërkombëtare
Duke u zotuar gjatë fushatës për mbrojtjen e sistemit të pensioneve të vendit, qeveria gjermane ka gjetur një mënyrë origjinale për të shmangur krizën e......

Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë - Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit ishte më e larta
Marsi i këtij viti ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga shërbimi metereologjik i Bashkimit Europian Copernicus, duke theksuar se......