Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, nënvizoi faktin se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e Direktivës së Performancës Energjetike të Ndërtesave, duke përfshirë këtu certfikimin e tyre.
Megjithatë, nevojitet më tepër progres në fushën e eficiencës së energjisë, veçanërisht finalizimi i kuadrit ligjor për zbatimin e ligjit dhe financimi për rinovimin e ndërtesave të banimit.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, pret që vendi ynë brenda vitit 2025 të transpozojë dhe zbatojë pa vonesa Paketën e Intregrimit të Energjisë Elektrike. Ky do të jetë edhe parakusht për bashkimin e tregut tonë me tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, do të punohet për një startegji afatgjatë për arritjen e objektivave të vendosura nga BE për klimën.
Ndërtesat janë konsumatori më i madh i energjisë, prandaj ky sektor është vendimtar për arritjen e synimeve të Bashkimit Evropian për energjinë dhe klimën. Për të rritur performancën energjetike të ndërtesave, BE-ja ka hartuar një kuadër legjislativ që përfshin Direktivën e Performancës së Energjisë së Ndërtesave dhe Direktivën e Eficiencës së Energjisë, të cilat promovojnë politika që do të ndihmojnë në arritjen e një stoku ndërtesash me efikasitet të lartë energjetik dhe të dekarbonizuar deri në vitin 2050.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Ku mund të gjeni birrën me të shtrenjtë dhe më të lirë në Europë këtë sezon veror?
Ndërsa jemi gjithnjë e më afër verës, nuk janë vetëm temperaturat në rritje, por edhe kostoja e jetesës për shumë prej nesh në të gjithë Evropën. Aftësia për......

Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e ndaluara. Synohet përafrimi me legjislacionin e BE
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike janë propozuar disa ndryshime në projektligjin “Për disa......

Infrastruktura, në funksion të zhvillimit turistik - Balluku: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan. Kumbaro: Ngrejmë akademi turizmi
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj po shoqërohet me investime madhore në infrastrukturën shqiptare, që nga aeroportet e deri te......

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili? - Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497......

“Zbrazet” Veriu i Italisë! - Deri në vitin 2040 do të jenë 2.3 milionë banorë më pak
Italia dhe në mënyrë të veçantë rajonet e Veriut, po i afrohen një të ardhmeje të “akullt” demografike. Një situatë që pa emigrime të reja apo një rritje e......

Gjermania, me një fond special për pensionet - 200 miliardë euro do të investohen në aksione të grupeve ndërkombëtare
Duke u zotuar gjatë fushatës për mbrojtjen e sistemit të pensioneve të vendit, qeveria gjermane ka gjetur një mënyrë origjinale për të shmangur krizën e......

Marsi 2024, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë - Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit ishte më e larta
Marsi i këtij viti ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Lajmi konfirmohet nga shërbimi metereologjik i Bashkimit Europian Copernicus, duke theksuar se......

Deficiti e borxhi gërryejnë besimin te Macron - Tre nga katër francezë thonë se janë të zhgënjyer me presidentin e tyre
Një rënie e re prej 2 pikësh është shënuar në prill në krahasim me muajin mars në përqindjen e besimit të votuesve francezë ndaj presidentit Macron, e cila ka......