Shqipëria Postuar më 9 Prill 2024, 12:40

Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e ndaluara. Synohet përafrimi me legjislacionin e BE

Nga SCAN TV
Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e

Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike janë propozuar disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.64/2012, “Për Peshkimin”.

Qëllimi i këtij projektligji është përditësimi dhe përafrimi me legjislacionin e ri ose të ndryshuar të Bashkimit Europian në fushën e peshkimit. Synohet rregullimi dhe përditësimi i dispozitave lidhur me infrastrukturën e peshkimit, mënyrës së menaxhimit dhe transferimit të saj, si dhe rishikimi i nivelit të masave për sanksionet e parashikuara. Gjithshka është përcaktuar në një projetligj të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë dokument vihen re kryesisht ndryshimet që lidhen me disa nga riformulimet e termave sa i përket aktivitetit të peshkimit si edhe masat e ruajtjes dhe menaxhimit të burimeve të gjalla ujore.

Ndryshime të tjera lidhen me shkeljet dhe kundërvajtjet administrative. Janë rishikuar gjobat dhe në disa raste janë rritur, por edhe janë ulur për shkelje të caktuara.

Për shëmbull, nëse analizojmë nenin numër 128, në pikën d, e cila lidhet me gjuetinë e të vegjëlve, llojeve të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të paarrirë për t’u riprodhuar ose me përmasa përtej atyre të parashikuara, dënohet tani më me gjobë nga në masën 100,000 lekë deri 1,000,000 lekë si dhe sekuestrimin e prodhimit të peshkuar nën dimension. Më parë gjoba për këtë shkelje ishte nga 100,000 lekë deri në 500,000 lekë.

Xhorxhina Deda/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat