Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim

Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy faza kryesore, propozimi i ndërhyrjeve infrastrukturore dhe restauruese si dhe zbatimin e projekteve dhe organizmin e administrimit bashkëkohor të Parkut Arkeologjik të Bylisit.
“Aktivitetet dhe investimet në shtatë vitet e ardhshme janë të parapara nëpërmjet planit të veprimit, i cili përfshin aktivitetet specifike për realizimin e objektivave, rezultatet e matshme dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin, duke specifikuar buxhetin dhe burimet e nevojshme për zbatim. Për këtë, metodologjia është bazuar kryesisht në zbatimin e projektit IPA 2018 “BE për Zhvillimin Ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi Trashëgiminë Kulturore”, thuhet në dokument
Ndërkohë në planin e menaxhimit theksohet se fondacioni i sapoformuar ka mundësi të përfitojë financime nga shumë burime të ligjshme, përfshirë organizata të ndryshme, institucione akademike, ente private, dhe të ngjashme, duke kontribuar në mbështetjen financiare për menaxhimin dhe funksionimin e sitit.
Një nga përgjegjësitë kryesore të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij enti është të sigurojë financime nga një gamë e gjerë burimesh, të cilat mbulojnë si nevojat për investime kapitale afatgjata ashtu edhe të ardhurat për operacionet dhe aktivitetet e përditshme, për të menaxhuar rrezikun e investimeve në të ardhmen.
Fondacioni i ri do të ketë autoritet në të gjitha sferat e funksionimit që lidhen me mirëmbajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, përfshirë menaxhimin e vizitorëve, organizimin e ngjarjeve, menaxhimin e shërbimeve turistike, zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, dhe angazhimin me komunitetin lokal etj..
Dimila Leka/ SCAN
Sondazh

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë
Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme.......

Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit......

Ku mund të gjeni birrën me të shtrenjtë dhe më të lirë në Europë këtë sezon veror?
Ndërsa jemi gjithnjë e më afër verës, nuk janë vetëm temperaturat në rritje, por edhe kostoja e jetesës për shumë prej nesh në të gjithë Evropën. Aftësia për......

Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e ndaluara. Synohet përafrimi me legjislacionin e BE
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike janë propozuar disa ndryshime në projektligjin “Për disa......

Infrastruktura, në funksion të zhvillimit turistik - Balluku: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan. Kumbaro: Ngrejmë akademi turizmi
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj po shoqërohet me investime madhore në infrastrukturën shqiptare, që nga aeroportet e deri te......

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili? - Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497......