Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme

Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur është i lartë. Por a i përmbushin skemat e ofruara pritshmëritë e fermerëve dhe a janë ato lehtësisht të aksesueshme? Anjeza Kolami, punonjëse sociale pranë grave në zonat rurale thotë se fermerët hasen në barriera që e bëjnë të vështirë përfshirjen e tyre në skemë.
“Sfidat dhe barrierat janë për të gjithë fermerët, sepse kriteret janë ato që i përjashtojë. Ne duhet të arrijmë që të zgjidhim problemet e fermerit individ, pa arritur në këtë llojë koperimi, siç janë procedurat e pronësisë, aksesin që kanë gratë, barrierat që hasin kategori të ndryshme me diskriminimin etj. Pse duhet që të përjashtojmë vetëm një kategori nga derdhja e sigurimeve, siç jane fermerët që përfitojnë naftë falas dhe të mos e aplikojmë këtë për të gjtha skemat? Nëse këto nuk arrihen atëherë nuk mund të jesh gjithëpërfshirës në këto politika”.
E pamjaftueshme sipas Kolamit është edhe koha apo afati i aplikimeve që do të duhej të ishte paraprirë nga një fushatë informuese.
“Koha e përcatuar nuk është e mjaftueshme. Nuk duhet të harrojmë që mentaliteti apo qasja me informacionin në zonat rurale nuk është kaq e thjeshtë për t’u përthithur. Ndoshta fushata sensibilizuese më të hershme duhet ti paraprinin hapjes së aplikimeve”.
Me ndryshimet e bëra, edhe fermerët që kanë më pak se 10 krerë bagëti, apo që kanë një spërfaqe tokë të kultivuar më pak më pak se 1 hektarë mund të përfitojnë. Kushti i vetëm është që të jenë të regjistruar apo të pajisur me NIPT. Bashkimi apo aplikimi si “grup fermerësh” nuk është kushtëzues, por iu vlen atyre fermerëve, të cilët ndër vite nuk kanë përfituar, për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nga programet e mbështetjes këtë vit pritet që të përfitojnë 70 mijë fermerë.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë
Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme.......

Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit......

Ku mund të gjeni birrën me të shtrenjtë dhe më të lirë në Europë këtë sezon veror?
Ndërsa jemi gjithnjë e më afër verës, nuk janë vetëm temperaturat në rritje, por edhe kostoja e jetesës për shumë prej nesh në të gjithë Evropën. Aftësia për......

Ndryshohet ligji për peshkimin - 2-fishohen gjobat për aktivitetet e ndaluara. Synohet përafrimi me legjislacionin e BE
Bazuar në informacionin e publikuar në Regjistrin Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike janë propozuar disa ndryshime në projektligjin “Për disa......

Infrastruktura, në funksion të zhvillimit turistik - Balluku: Aeroporti i Vlorës, më i madhi në Ballkan. Kumbaro: Ngrejmë akademi turizmi
Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj po shoqërohet me investime madhore në infrastrukturën shqiptare, që nga aeroportet e deri te......

Shqiptarët “tërhiqen”nga azili? - Regjistrohen rreth 28% më pak kërkesa në janar të këtij viti
Sipas të dhënave të Eurostat, në janar të vitit 2024 u regjistruan 648 aplikime gjithsej për azil në një nga vendet e BE-së nga shtetasit shqiptarë, ku 497......

“Zbrazet” Veriu i Italisë! - Deri në vitin 2040 do të jenë 2.3 milionë banorë më pak
Italia dhe në mënyrë të veçantë rajonet e Veriut, po i afrohen një të ardhmeje të “akullt” demografike. Një situatë që pa emigrime të reja apo një rritje e......