Shqipëria Postuar më 9 Prill 2024, 17:21

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat

Nga SCAN TV
Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej 4 miliardë lekësh për këtë garanci.

Ndërkohë vlera e Grancasisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën e 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë.

Por instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në funksion të realizimit të investimeve për automatizimin e mëtejshëm të linjave të prodhimit, si edhe disponimit të likuiditetit për blerjen e lëndës së parë

Sipas vendimit, afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.

Ajo çka theksohet është se Instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit të industrisë përpunuese do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë.

Garancia Shtetërore dhe mbështetja financiare për bizneset e këtij sektori synon mbështetjen në drejtim të përmirësimit dhe përditësimit të proceseve teknologjike, si edhe rritjes së nivelit të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së këtyre biznese.

Diamila Leka/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat