Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror

Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të arrijë nivele historike, me 4.7 miliardë njerëz që pritet të udhëtojnë në 2024 krahasuar me 4.5 miliardë në 2019.
Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë verë, me kërkesën për udhëtime që pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë, ndërsa dërgesat e avionëve bien ndjeshëm për shkak të problemeve të prodhimit si në Boeing ashtu edhe në Airbus.
Linjat ajrore shpenzojnë miliarda euro për riparime për të vazhduar përdorimin e avionëve më të vjetër, me më pak efikasitet karburanti, ndërkohë që paguajnë shumë për të marrë me qira avionët nga qiradhënësit. Megjithatë, disa transportues janë ende të detyruar të kufizojnë rrugët për të përballuar mungesën e avionëve në dispozicion.
Në të njëjtën kohë, numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të arrijë nivele historike, me 4.7 miliardë njerëz që pritet të udhëtojnë në 2024 krahasuar me 4.5 miliardë në 2019. Dhjetorin e kaluar, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror - IATA parashikoi një rritje vjetore prej 9% të kapacitetit global të linjës ajrore këtë vit. Ky vlerësim duket optimist pas krizës në Boeing për çështjet e sigurisë.
Ndërkombëtarisht, transportuesit e pasagjerëve do të marrin 19% më pak avionë këtë vit nga sa pritej për shkak të problemeve të prodhimit në Boeing dhe Airbus. Por transportuesit amerikanë në veçanti do të marrin 32% më pak avionë se sa ishte planifikuar një vit më parë, sepse shumë linja ajrore varen nga aeroplanët 737 MAX të Boeing.
Boeing është në një krizë të vazhdueshme që pas shpërthimit të 5 janarit në një aeroplan të Alaska Airlines. Rregullatorët kanë vendosur një kufi në prodhimin e 737 MAX, por kompania nuk po arrin as atë nivel. Gjithashtu, deri në 650 avionë Airbus A320neo mund të ndalohen në gjysmën e parë të 2024 për inspektime për të adresuar një defekt me motorët. Në Europë, linja ajrore me kosto të ulët Ryanair ka pezulluar disa rrugë. Në Shtetet e Bashkuara, janë reduktuar gjithashtu fluturimet dhe janë rregulluar planet e punësimit dhe stafit.
Për shkak të mungesës së avionëve të rinj, tregu i qiradhënies së avionëve po lulëzon. Të dhënat nga Cirium Ascend Consultancy tregojnë se tarifat e qirasë për avionët e rinj Airbus A320-200neo dhe Boeing 737-8 MAX kanë arritur në 400.000 dollarë në muaj, më e larta që nga mesi i vitit 2008. Linjat ajrore po shpenzojnë 30% më shumë për qiratë e avionëve sesa përpara pandemisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë
Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar......

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë
Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt......

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej......

Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim
Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy......

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë
Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme.......

Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit......