Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë

Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç.
Referuar propozimeve që mbajnë firmën e deputetëve Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe, Shitja, furnizimi për qëllime tregtimi, ofrimi falas, shitja me ofertë e produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë ndaj personit janë marrë masa administrative, përben kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë ose me burgim deri në 6 muaj.
Propozimi i dytë është që shitja, furnizimi, ofrimi falas apo shitja me ofertë e produkteve të duhanit apo cigareve elektronike në dyqane apo lokale do të dënohet me gjobë nga 300.000 deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
Në rastet kur individët përsëritës shkelin ligjin dhe si pasojë ka ndodhur dëmtimi I shëndetit të të miturit, atëhere dënimi I propozuar është nga 4 deri në 8 vite burg. Në rastet e ambienteve që si dyqane e lokale, ndëshkimi për shkelësin në këtë rast propozohet 8 deri në 16 vite burg.
Në relacionin e nismës, deputetët shprehen se përdorimi i duhanit nga të rinjtë mbetet një shqetësim i lartë për shëndetin publik. Vitet e fundit, ka pasur një rritje alarmante të përdorimit të duhanit dhe produkteve të duhanit tek fëmijet dhe të rinjtë.
Për këtë qëllim, dy deputetët kanë propozuar edhe një nismë të dytë që ndalon jo vetëm shitjen te të rinjtë por edhe reklamimin e produkteve si cigare, shisha, nargila apo cigare elektronike.
SCAN
Sondazh

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë
Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt......

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej......

Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim
Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy......

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë
Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme.......

Shqipëria, progres në Reformat e Tregut të Energjisë - Prezantohet raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Shqipëria ka arritur progres të moderuar në reformat e tregut të energjisë, por duhet të shtojë përpjekjet në këtë drejtim. Gjatë prezantimit të raportit......

Ku mund të gjeni birrën me të shtrenjtë dhe më të lirë në Europë këtë sezon veror?
Ndërsa jemi gjithnjë e më afër verës, nuk janë vetëm temperaturat në rritje, por edhe kostoja e jetesës për shumë prej nesh në të gjithë Evropën. Aftësia për......