12.5 milionë lekë për të mbështetur sipërmarrëset në Tiranë - Nga gratë me aftësi të kufizuar, deri te kategoritë e tjera, kush do të ketë përparësi?

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për autorizimin e ndihmës shtetërore “Për fuqizimin e grave dhe nixtjen e sipërmarrjes”. Por çfarë është parashikuar?
Plani I ndihmës ka si objektiv mbështetjen e grave me ide biznesi, të cilat synojnë fillimin ose zgjerimin e një biznesi të vogël ose shumë të vogël në territorin e Bashkisë së Tiranës. Kohëzgjatja e planit të ndihmës do të zbatohet në periudhën 2024-2026, ndërsa përfitues do të jenë gratë sipërmarrëse që synojnë biznese të pavarur që ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në territorin e Bashkisë Tiranë.
Sipas vendimit shtrirja territoriale do të zbatohet në territorin e Bashkisë Tiranë, dhe vlera e mbështetjes është 12 milionë e 500 mijë lekë për çdo vit në formë granti. Nga kjo shumë, çdo përfitues do të mbështetet në shumën 500 mijë lekë.
Lloji I ndihmës shtetërore do të zbatohet vetëm për masat që plotësojnë kriteret dhe më konkretisht, burimet shtetërore, avantazhi ekonomik, përzgjedhja dhe efekti në konkurrencë dhe treg.
Por kush do të ketë përparësi?
Sipas vendimit fillimisht përparësi do të kenë kategoritë e grave si kryefamiljare, grantë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës, gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe gratë nga kategoritë e tjera.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Franca do të shesë 190.000 prona për të ulur deficitin - Objektivi: Sigurimi i 5 miliardë eurove për arkën e shtetit
Franca do të shesë 190.000 prona shtetërore në përpjekje për të ulur deficitin. Qëllimi është të futen 5 miliardë euro në arkën e shtetit, në një kohë që......

Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror
Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të......

Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë
Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar......

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë
Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt......

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej......

Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim
Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy......

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......