Franca do të shesë 190.000 prona për të ulur deficitin - Objektivi: Sigurimi i 5 miliardë eurove për arkën e shtetit

Franca do të shesë 190.000 prona shtetërore në përpjekje për të ulur deficitin. Qëllimi është të futen 5 miliardë euro në arkën e shtetit, në një kohë që deficiti fiskal i vendit shënoi rritje deri në 5.5% të PBB-së.
Qeveria franceze ndodhet përballë lajmit se në vitin 2023 deficiti fiskal i vendit u rrit në 5.5% të PBB-së, shumë më i lartë se vlerësimi fillestar prej 4.4%. Tronditja vjen nga frika se edhe agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit do të shqetësohen nga statusi fiskal i Francës dhe do të ulin kreditueshmërinë e saj, duke rritur koston e shërbimit të borxhit tashmë të paimagjinueshëm që arrin në 3 trilionë euro dhe korrespondon me 112% të PBB-së.
Frika është se ekonomia franceze do të përfshihet në një vorbull uljesh të njëpasnjëshme që tentojnë të vazhdojnë deri në rënien përfundimtare të ekonomisë - në falimentim. Për të ecur përpara rishikimeve të ardhshme para fillimit të verës veçanërisht të shtrenjtë për shkak të Olimpiadës, qeveria franceze po nxiton të shpallë masat për të parandaluar kapjen në këtë rreth vicioz. Dhe gjëja e parë që u njoftua të dielën nga ministri për llogaritë publike, ishte përshpejtimi i programit të shitjes së pasurive të paluajtshme të shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 janë shitur 645 prona shtetërore me një çmim total prej 280 milionë eurosh. Objektivi i rradhës është reduktimi me 25% të hapësirave të zëna nga administrata publike franceze për zyrat. Shteti aktualisht ka rreth 190 mijë ambiente zyrash me një sipërfaqe deri në 100 milionë metra katrorë. Vlera e këtyre pronave ndoshta i kalon 5 miliardë euro.
Natyrisht, jo të gjitha shërbimet publike janë të vendosura në ndërtesa publike. Prioriteti është gjithashtu i kufizimit të hapësirave me qira për këto shërbime. Kjo do të kursente rreth 1 miliard euro në vit në kostot e mirëmbajtjes dhe qirave. Por vitin e kaluar të ardhurat e shtetit nga qiratë e ndërtesave publike u rritën me 20%.
Rastësisht, në një kohë të rënies së çmimeve të pasurive të paluajtshme në Francë supozohet se rritja e madhe e ofertës së pasurive të paluajtshme komerciale do të përshpejtojë de-përshkallëzimin e çmimeve. Agjencia Franceze e Statistikave - Insee njoftoi në fillim të prillit një ‘vrimë të zezë’ të madhe prej 154 miliardë eurosh në financat publike të Francës.
Kryeministri Gabriel Attal, për më tepër, ka premtuar se në vitin 2027 deficiti buxhetor i Francës do të bjerë në 3% të PBB-së. Dhe në 17 prill, qeveria e tij do të shpallë në Bruksel hartën rrugore të përditësuar që do të ndjekë për të arritur këtë qëllim vendimtar.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Mungesa e avionëve mes kërkesës rekord për udhëtimet ajrore - Industria globale e linjave ajrore është nën presion të madh këtë sezon veror
Mungesa globale e avionëve po vë në rrezik plotësimin e kërkesës rekord për udhëtime ajrore këtë sezon veror. Numri i udhëtarëve në mbarë botën pritet të......

Amendamenti: Deri në 8 vite burg për ata që shesin cigare - Nisma për të frenuar cigaret elektronike dhe duhanin te të rinjtë
Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë propozojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal, për ata që u shesin cigare personave nën 18 vjeç. Referuar......

Elon Musk njofton: Starlink, shërbim edhe në Shqipëri! Një shqiptari, interneti me supershpejtësi do t’i kushtojë 6500 lekë
Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj edhe në Shqipëri. Ai e bëri të ditur këtë fakt......

Këshilli i Ministrave miraton garancinë shtetërore. Alokohet fondi prej 4 miliardë lekësh, mbulon 70 % për marrjen e kredive nga bankat
Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi detajet e garancisë shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, ku u parashikua alokimi i fondit prej......

Gati financimet për parqet Arkeologjike - Pas Butrinitit dhe Durrësit, qytetet antike të Bylisit e Klosit do të menaxhohen me financim
Është hedhur për konsultime publike Plani I Menaxhimit të parkut arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Ky plan do të ketë një vizion i cili do të zhvillohet në dy......

Skemat për bujqësinë, barrierat që hasin fermerët - Edhe 10 ditë afat për aplikimet, Kolami: Koha, e pamjaftueshme
Prej fundit të muajit Mars kanë nisur aplikimet për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Nga të dhënat paraprake rezulton, që interesi i shfaqur......

A duhen ndryshime në tatimin e pagave? - Mala: Lëvizje e mirë por kufiri i tatimit mbetet i ulët
Është hedhur në tryezë diskutimi i reduktimit të tatimit të pagave duke bërë që kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë në muaj. Për ekspertët e......

Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave? - Individët depozituan 698 mld lekë në 2023. 58% e tyre kanë kursime mbi 2.5 mln lekë
Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme.......