Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2024, 18:28

“Pritet cilësi më e mirë e vajit të ullirit”/ Pedagogia Kyçyk: Çmimi do të varijojë nga 1000-1100 lekë

Nga SCAN TV
“Pritet cilësi më e mirë e vajit të ullirit”/

Fabjona Pasho/ SCAN

Ndryshe nga një vit më parë, në tregun shqiptar nuk do të ketë mungesë të vajit të ullirit. Pavarësisht kushteve jo shumë të favorshme të motit, nuk është prekur prodhimi, por edhe cilësia e produktit. Por, çfarë pritet të ndodhë me çmimin?

Në një intervistë për emisionin Box to Box, pedagogia, Onejda Kyçyk  tha se kostot e shtuara  si pasojë edhe e mungesës së fuqisë punëtore, do të ndikojnë në çmimin final, që do të varijojë nga 1000 lekë-1100 lekë.

Teksa foli për masat mbështetëse, Kyçyk tha se duhen politika jo vetëm për të rigjeneruar sipërfaqet e mbjella me ullinj, pro edhe për të shtuar dhe rritur sipërfaqe të reja. Me rëndësi sipas saj është edhe ruajtja e varietetit autokton.

Kujtojmë që një vit më parë fermerët dhe prodhuesit të vajit të ullirit u përballën me rënie të prodhimit, por edhe cilësisë, gjë që solli mungesa në treg.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat