Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2024, 14:29

Bonus më i lartë për pensionistët në fundvit - “Nëndeklarim i pagave dëmtues i skemës së pensioneve”

Nga SCAN TV
Bonus më i lartë për pensionistët në fundvit -

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin Blendi Gonxhja zhvilluan një takim me pensionistët në qarkun e Fierit.

Kryeministri Rama vuri theksin për planin që do të frenojë “vjedhjen” e pensioneve nga sipërmarrësit, pasi deklarimi real i pagave ka ndikim të drejtpërdrejtë në skemën e pensioneve.

Nga ana tjetër kryeministri Rama theksoi se ekonomia është rritur dhe mundësitë njëkohësisht, prandaj qeveria po përgatitet për një bonus më të lartë për fundvitin, një hap që do të jetë i menjëhershëm dhe i përhershëm.

Gjatë bashkëbisedimit, zv.kryeministrja Balluku vuri në dukje se gjatë diskutime të ndërmarra së fundmi, me dëgjesat publike mbi skemën e pensioneve me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, janë trajtuar çështje të ndryshme për skemën e pensioneve.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri Gonxhja, ku theksoi se përgjegjshmëria e qeverisë do të jetë më e lartë dhe fokusi kryesor janë pagat, i gjithë themeli që ndikon dhe efekton pensionet është kontributi.

Fjala e Ministres Balluku, takimi me pensionistët Fier

Përshëndetje të gjithëve dhe mirëserdhët!

Është kënaqësi shumë e madhe t’ju kemi të gjithëve bashkë këtu sot. Unë e di që kërkesa ka qenë shumë më e madhe se kaq. Këtu jemi mbi 250, 300 pensionistë nga i gjithë qarku i Fierit, që përfaqësoni këtë komunitet më së miri.

E di që është kërkuar për shumë më shumë, por do të kemi mundësi në takime të tjera. I nderuar Kryeministër, Unë dua ta shpreh në emër të të gjithëve, pasi kam pasur një javë intensive me takime me moshën e tretë, që është nder për fierakët të të gjithë qarkut, pa përjashtuar këtu lushnjarët, patosarakët, roskovecarët, divjakasit apo edhe mallakastriotët që përfaqësohen sot këtu që t’ju kenë dhe të diskutojmë për një çështje kaq të rëndësishme dhe që ky diskutim publik i cili ka nisur që javën e kaluar të nisë sot me ju dhe të materializohet këtu në qarkun e Fierit.

Qarku i Fierit është një qark ku gjatë vitit 2023 kemi konstatuar një numër prej 80 mijë e 709 pensionistësh të cilët gjatë vitit 2024 kanë arritur në shifrën 82 mijë e 342 pensionistë, domethënë me një rritje shumë të madhe, prej të cilëve 13 mijë e 118 janë pensione fshati dhe 57 mijë e 587 janë pensione urbane.

Sipas llojit të pensionit jemi të ndarë në 70 mijë e 988 pensione pleqërie, ku 59 mijë e 8 janë pensione urbane dhe 11 mijë e 980 janë pensione fshati. Janë 5803 pensione invaliditeti, nga të cilat 5087 janë pensione invaliditeti qyteti dhe 716 fshati. Dua të theksoj që vetëm për pensionet e mësipërme për rajonin e Fierit janë 15.3 miliardë lekë në vit ose 155 milionë euro në vit të disponuara.

Në ndërkohë, që siç ju thashë unë kam bërë takime në grupe më të vogla dhe kam diskutuar me pensionistët, kam dëgjuar të gjithë problematikat që ata më kanë listuar, jua kam përcjellë edhe ju. Nga ana tjetër jam munduar të jem sa më e qartë, sa më preçize në përgjigje përsa i përket çështjeve që i shqetësojnë apo edhe dizinformimit, siç është rasti i 4.1 indeksimit të pensionit që fatkeqësisht është bërë një propagandë dizinformuese, duke thënë se bëhej fjalë për rritjen e vitit 2024, çka nuk është e vërtetë.

Është thjesht një instrument financiar i cili përdoret çdo vit për të mitiguar inflacionin dhe këtë e kemi sqaruar me njëri-tjetrin. Në ndërkohë çështjet që janë ngritur janë të shumta, duke nisur nga reforma e vitit 2014 dhe duke vazhduar pastaj me të gjithë problematikat që kanë të bëjnë me vitet e pensionit, pra vitet e plota dhe çfarë është pensioni i plotë, ai i 38 viteve.

Apo edhe problematika të tjera që kemi me shumë profesione edhe të një vështirësie të veçantë që kanë qenë në qarkun e Fierit. Do ndalem vetëm për një moment edhe tek pensionet suplementare që kemi në këtë qark, duke ditur se qarku i Fierit është një nga qarqet më të rëndësishme përsa i përket industrisë nxjerrëse dhe përpunuese, asaj të naftës.

Kështu që këtu është aplikuar edhe statusi i naftëtarit, i cili përfshin 6000 pensione suplementare dhe nga ana tjetër ne ja kemi dalë dhe kemi arritur që tashmë të implementojmë moshën 60 vjeç, pra 5 vjet më herët daljen në pension për këtë profesion kaq të vështirë krahasuar me moshën zyrtare të daljes në pension.

Për të thënë të drejtën Kryeministër, dua të theksoj një fakt që mes këtyre njerëzve që ndodhen këtu në sallë dhe shumë prej tyre që nuk janë këtu sot në sallë, ka njerëz të cilët kanë kontribuar edhe në sektorë të rëndësishëm të vendit, siç mund të jenë pikërisht këto të naftës, apo edhe sektorë të tjerë bujqësorë, por që kanë njohje të thella ekonomike pasi kanë qenë drejtues të financave, të ndërmarrjeve të ndryshme dhe janë shumë të qartë sesi funksionon skema, kush janë problemet që skema ka, çfarë duhet të bëjmë ne për të ulur sa më shumë informalitetin përsa i përket kontributit në skema që vjen nga krahu i punës sot dhe nuk dua të them që janë habitur, pasi unë kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për intelektin dhe për të gjithë kontributin e moshës tonë të tretë, por nga ana tjetër me të vërtetë më ka ndihmuar dhe mua me të gjithë imputet që më kanë dhënë për të qartësuar pozicionin tonë dhe për të adresuar edhe ato shqetësime që ndoshta ne nganjëherë nuk i kapim, por që i kanë shumë të qarta shokët, gjyshërit dhe gjyshet që janë këtu sot në sallë.

Unë do ta mbyll këtu sepse ju mua më keni dëgjuar, por jeni këtu për Kryeministrin padyshim, edhe për kolegët e mi, të cilët po punojmë mbi këtë skemë për të zgjidhur gjithë problematikën dhe padyshim për të rritur pensionet. Faleminderit!

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat