Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2024, 14:25

Nisin punimet në rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa - Në një pjesë të aksit automjetet shkëmbehen në një korsi

Nga SCAN TV
Nisin punimet në rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa - Në një

Hamit Yzeiraj/SCAN

Një pjesë e aksit në rrugën e vjetër që lidhë Tiranën me Durrësin dhe anasjelltas po i nënshtrohet rikonstruktimit.

Pjesa rrugore Kombinat-Ndroq-Plepa i është nënshtruar punimeve ku përgjatë zonës së Kombinatit kanë filluar gërmimet e para nga krahu i djathtë i rrugës kur shkon për në Ndroq.

Punëtorët kanë bllokuar një nga 2 korsitë e rrugës ku kalimi bëhet i mundur me anë të tabelave të ngritura nga ana e punonjësve të firmës në atë zonë. Sipas kontratës, punimet do të zgjasin rreth 20 muaj, ku priten të përfundojnë në qershor të vitit 2026.

Rikonstruksioni i këtij aksi rrugor do të shërbejë si rrugë alternative për të patur akses në qytetin e Durrësit në një kohë ku dhe punimet në autostradën Tiranë-Durrës janë në proces për zgjerimin e këtij aksi rrugor.

Në këtë mënyrë, punimet në të dyja akset do sjellin lehtësi të trafikut në lëvizjet jashtë qyteteve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat