Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2024, 11:44

Karburant, 82.68 lekë/litër më lirë - Politika nxitëse për biokarburantet, pritet miratimi në Kuvend

Nga SCAN TV
Karburant, 82.68 lekë/litër më lirë - Politika nxitëse

Ola Mitre / SCAN

 

Nga viti 2025 në tregun shqiptar do të duhet të nisë përdorimi i biokarburanteve, teksa pas përmbylljes së konsultimit publik të projektligjit rreth një muaj më parë, pritet miratimi në Kuvend për hyrjen në fuqi.

Sipas draftit, sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë e përcaktuar me nje skemë rritëse deri në 2030, me target 7%.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit përqindja e biokarburanteve në mishelën e karburanteve propozohet te rritet gradualisht me nga 1% për çdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm, për të arritur në 7% në vitin 2030.

Ndërkaq, një pikë tjetër e projektligjit është krijimi i politikave nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike në Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve. Sipas ekspertëve, ndër speciet bimore që mund të përdoren për prodhimin e biokarburanteve janë: Soja, misri, kallami i sheqerit, luledielli, eukalipti, palmat, etj.

Paralelisht, projektligji parashikon zbatimin e regjimeve fiskale lehtësuese për biokarburantet. Më konkretisht, këto produkte do të përjashtohet nga taksat dhe tarifat, me qëllim konkurrimin me çmimin dhe rritjen e konsumit.

Sipas dokumentit biokarburantet dhe lëndët e tjera djegëse të rinovueshme për transport, do të përjashtohen nga akciza prej 38.9 lekë/litër, nga taksa e qarkullimit prej 27 lekë/litër, si dhe nga taksa e karbonit prej 3 lekë/litër. Ndërkohë që, për totalin e tyre përfitohet edhe nga mosaplikimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar prej 20% apo 13.78 lekë/litër.

Kjo do të thotë se biokarburantet do kushtojnë rreth 82.68 lekë/litër më lirë se karburantet e tjerë në treg. Kjo nuk është hera e parë që synohet të miratohet një ligj i ngjashëm, por deri më tani nismat ligjore nuk janë finalizuar.

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Tetor

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore

  Dollari amerikan është dobësuar edhe këtë mëngjes pasi është blerë sot me 90.2 lekë dhe është shitur me 91.3 lekë në raport me dje sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat