Buxheti faktik 2023/ Malaj: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve!

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi sot në cilësinë e komisionit përgjegjës, projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”, ku një pjesë të rëndësishme zuri ecuria e ekonomisë dhe e borxhit publik.
Ministri i Financave Petrit Malaj tha se, “buxheti i vitit 2023 synoj vijimin e konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit pas përballjes me tre goditjet të mëdha që ishin tërmeti, pandemia dhe ndikimi i krizës që solli sfida për inflacionin e lartë dhe koston e financimit”.
Sipas tij, politika fiskale e kujdesshme në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore siguroi uljen e stokut të borxhit publik që vijoi edhe në periudhën afatmesme.
Malaj tha se, “ekonomia ka treguar elasticitet përballë goditjeve dhe aktiviteti ekonomik ka vijuar me rritje pozitive dhe të qëndrueshme, paralelisht me rritjen e pagave dhe të punësimit. Ndërsa treguesit e stabilitetit makroekonomik të vendit kanë rezultuar me vijueshmëri pozitive”.
“Rritja ekonomike për vitin 2023 tejkaloi pritshmëritë fillestare, duke arritur në nivelin 3.94% në bazë vjetore. Sipas vlerësimeve të fundit, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real u rrit me 2.5% në tremujorin e parë, e ndjekur nga një rritje më e fortë prej 4.3% në tremujorin e dytë dhe një rritje prej 4.5% dhe 4.2% në tremujorin e tretë dhe të katërt, krahasuar me tremujorët përkatës të vitit 2022. Kjo rritje u mbështet nga rritja e konsumit dhe investimeve, të cilat u rritën në terma realë përkatësisht me 3.2% dhe 1.0% krahasuar me vitin 2022″, tha ministri, teksa vuri në dukje se, në vitin 2023, eksportet totale u rritën me rreth 9.5% dhe importet totale me rreth 0.2%.”
Malaj theksoi se, treguesi i borxhit shënoi nivelin 57.5% të PBB dhe treguesi i deficitit shënoi nivelin 1.3%. Gjithashtu, vijoi ai, tregu i punës ka vazhduar të përmirësohet ndjeshëm gjatë vitit 2023.
“Punësimi u rrit mesatarisht me 1.6% në vit, mbështetur kryesisht nga punësimi më i lartë në sektorin e shërbimeve. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë vazhdoi trendin rënës të viteve të fundit dhe është ulur deri në 10.7% në tremujorin e katërt të 2023, nga 11.0% në fund të vitit të kaluar (për moshën 15 vjeç e lart). Gjithashtu, edhe paga mesatare ka shënuar rritje me 13.7% në krahasim me një vit më parë, duke rezultuar në 75,025 lekë në fund të vitit 2023”, theksoi Malaj.
Sipas tij, është me rëndësi dhe në favor të zhvillimeve dhe perspektivës së ekonomisë fakti që inflacioni në vendin tonë ka qenë ndjeshëm më i ulët sesa në vendet e rajonit, si dhe me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian, me një normë mesatare prej 4.8%, nga 6.7% që rezultoi në 2022.
Malaj tha se, “trendi rënës i inflacionit gjatë vitit 2023 u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste, nga forcimi i monedhës vendase në tregun valutor, si dhe nga impakti i politikës monetare”.
Ai vuri në dukje se, huamarrja në terma bruto u realizua në vlerën 466 miliardë lekë, nga të cilat 80.3% (ose 374.1 miliardë lekë) u financuan nëpërmjet burimeve të brendshme dhe 19.7% (ose 91.9 miliardë lekë) nëpërmjet burimeve të huaja që mbështetën nxitjen e investimeve dhe të ekonomisë në përgjithësi.
Sondazh

Bonus më i lartë për pensionistët në fundvit - “Nëndeklarim i pagave dëmtues i skemës së pensioneve”
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin Blendi Gonxhja zhvilluan një takim me pensionistët në qarkun e......

Nisin punimet në rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa - Në një pjesë të aksit automjetet shkëmbehen në një korsi
Hamit Yzeiraj/SCAN Një pjesë e aksit në rrugën e vjetër që lidhë Tiranën me Durrësin dhe anasjelltas po i nënshtrohet rikonstruktimit. Pjesa rrugore......

Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te bypass i Sarandës
Ola Mitre /SCAN Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2025. Sipas projektbuxhetit të depozituar në Kuvend, për këtë......

Zhvlerësimi i euros, si ndikoi në të ardhurat doganore? - Luhatjet e kursit shkaktuan efekt zinxhir në eksporte dhe normën e inflacionit
Ledina Elezi/SCAN Luhatjet e kursit të këmbimit kanë ndikuar negativisht në të ardhurat doganore përgjatë këtij viti. Sipas analizës së administratës......

Bashkitë “gostiten” me 67 milionë euro shtesë - Grant sipas perfomancës dhe shtesë për rritjen e pagave
Elisabeta Dosku/ SCAN Në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në......

Sa financime do të marrë Shqipëria nga BE? - Plani i Rritjes Ekonomike, 922 mln euro në 4 vite. 76.7 mln vetëm në 2024-ën
Ledina Elezi/SCAN Nga 6 miliardë euro që do t'i shpërndahen vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike të Bashkimit......

Karburant, 82.68 lekë/litër më lirë - Politika nxitëse për biokarburantet, pritet miratimi në Kuvend
Ola Mitre / SCAN Nga viti 2025 në tregun shqiptar do të duhet të nisë përdorimi i biokarburanteve, teksa pas përmbylljes së konsultimit publik të......

Ndryshimi i 2025/ Pensionet, do indeksohen mbi bazën e ushqimeve - Përllogaritja, jo më mbi bazën e inflacionit të përgjithshëm
Elisabeta Dosku/ SCAN Pensionet e ulëta për ata që aktualisht janë në moshën e tretë dhe rritja e kostove të jetesës, ka bërë që të mos arrijnë të......