Potenciali i turizimit nautik në Shqipëri. BB: Shqipëria mund të rritet, por ka shumë pak vendankorime

Turizmi nautik edhe pse një formë e re e turizmit modern paraqitet si një mundësi shumë e mirë ekonomike për Shqipërinë për shkak të mirëpozicionimit të vijës bregdetare që ka. Sipas një studimi që ka kryer Banka Botërore lidhur me zhvillim e Ekonomisë Blu në Shqipëri shohim se ka sektorë shumë premtues për ekonominë e vendit, por përsa i përket industrisë nautike infrastuktura detare nuk e mbështet zhvillimin e këtij sektori. Nga të dhënat e marra nga ky studim thuhet se, vendankorimet në Shqipëri përbëjnë vetëm 0.5% të numrit të vendankorimeve në detin Adriatik. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të vogël të vendankorimeve përllogaritur me vijën e saj bregdetare. Mali i Zi me një vijë bregdetare prej 294 km ka 2220 vende ankorimi, ndërkohë që vendi ynë me një vijë bregdetare prej 476 km ka vetëm 354 vendankorimi. Nga të dhënat e mësipërme, duke marrë në konsideratë gjatësinë e vijës bregdetare si tregues i kapacitetit që Shqipëria ka hrahasuar me Malin e Zi mund të themi se ky sektor mund të jetë shumë premtues për zhvillimin e turizmit nautik. Vitet e fundit Shqipëria është bërë shumë e popullarizuar nga jahtet e mëdha dhe luksoze, edhe pse nuk ka vende mjaftueshëm për ankorim. Kjo rritje e vizitave tw jahteve vjen edhe si pasojë e karburantit pa taksa që Shqipëria ofron për to. Portet e Sarandës, Durrwsit dhe Vlorës kanë patur një fluks goxha të madh të kroçerave dhe jahteve turistike gjatë periudhës së verës, dhe jo vetëm. Banka Botërore parashikon një rritje të numrit të vendankorimeve deri në 1000 vende dhe zhvillim të mëtejshëm të turizmit nautik për vendin tonë nëse ndiqet shembulli i Malit të Zi.
Sondazh

Pandemia nuk godet lodrat. Rënie minimale e importeve gjatë nëntorit dhe për 11-mujorin
Tregu i lodrave rritet ndjeshëm gjatë periudhës së festave dhe një rritje të konsiderueshme e shënon sidomos gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Bazuar në të......

Rriten IHD, për herë të parë gjatë pandemisë. Në 237 mln euro në TIII, 7.2% rritje karahasuar me TII
Fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit është regjistruar në rritje të lehtë krahasuar me tremujorin......

Shpërndarja e virusit sipas qarqeve – Tirana, Gjirokastra dhe Lezha me më shumë raste për 1 mijë banorë, Durrësi, Elbasani dhe Dibra, me më pak
Covid-19 është shpërndarë tashmë në çdo cep të territorit të Republikës. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë,......

12% më shumë vdekje këtë vit Instat: Në 9-mujorin e këtij viti, mbi 1800 humbje jete më shumë se vjet, Tirana, rekord
Raportimi i vdekjeve si pasojë e Covid-19 dhe klasifikimi i tyre “nga Covid” apo “me Covid” ka qenë dhe mbetet një debat i vazhdueshëm në thuajse çdo cep të......

Si janë rritur çmimet e ushqimeve ndër vite – Frutat dhe perimet janë dyfishuar, “injorojnë” edhe inflacionin
Duke analizuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve dhe nëngrupeve kryesore, për periudhën Janar 2007 deri më Tetor 2020, dallohet qartësisht rritja e......

Bëhemi vendi më i shtrenjtë në rajon! Çmimet e konsumit për familjarët, Shqipëria kalon Malin e Zi, në 2017 ishim të parafundit
Çmimet e konsumit në Shqipëri për familjarët janë sa 57.5% e mesatares së Bashkimit Europian, tregojnë të dhënat më të fundit nga Zyra Europiane e......

Pandemia nuk njeh ideologji! Studimi unik i “Scan Intelligence Unit”, lidhja mes krahut politik dhe menaxhimit të infeksionit
Pandemia ka qenë gjatë këtyre muajve dhe padiskutim që do të jetë përgjatë të gjithë jetëgjatësisë së saj, një gur beteje elektoral. Qeveritë do të marrin......

Çfarë u ofron Shqipëria studentëve? Raporti i KE: Ndër tarifat më të larta në Europë dhe gati zero mbështetje financiare
Komisioni Europian, nëpërmjet Agjencisë Europiane të Edukimit (EURYDICE) ka publikuar raportin për “tarifat studentore dhe sistemet e mbështetjes 2020-2021”,......