Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2020, 15:08

Bëhemi vendi më i shtrenjtë në rajon! Çmimet e konsumit për familjarët, Shqipëria kalon Malin e Zi, në 2017 ishim të parafundit

Nga SCAN TV
Bëhemi vendi më i shtrenjtë në rajon! Çmimet e

Çmimet e konsumit në Shqipëri për familjarët janë sa 57.5% e mesatares së Bashkimit Europian, tregojnë të dhënat më të fundit nga Zyra Europiane e Statistikave. Shifrat i referohen vitit 2019 dhe tregojnë se tashmë Shqipëria është edhe më e shtrenjtë se Mali i Zi sa i përket çmimeve të konsumit për familjarët, ku përfshihen edhe taksat, duke zënë vendin e parë në rajon.

Vitin paraardhës, çmimet për familjarët ishin sa 55.8% e mesatares europiane ndërsa në 2017 në rreth 52%. Madje, në 2017 Shqipëria ishte vend i dytë më i lirë në rajon, tregojnë shifrat më të fundit të eurostat, më shtrenjtë vetëm se Maqedonia e Veriut, ndërkohë që tani mban vendin e parë në rajon si vendi më i shtrenjtë për familjarët. Tetë vite më parë ndërkohë, në 2012-ën, Shqipëria rezulton të ketë qenë vendi më i lirë në rajon, edhe më i lirë se Maqedonia e veriut. Ecuria e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit të fundit, nën pandeminë, me një prej ritmeve më të shpejta në Europë, sinjalizon se Shqipëria do ta rrisë edhe më tej hendekun me vendet e tjera të rajonit sa i përket këtij indikatori, duke u rikonfirmuar si vendi më i shtrenjtë në rajon. Në nivel kontinenti ndërkohë, Islanda rezulton vendi më i shtrenjtë për familjet, gati 59% mbi mesataren europiane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat