Çfarë u ofron Shqipëria studentëve? Raporti i KE: Ndër tarifat më të larta në Europë dhe gati zero mbështetje financiare
Komisioni Europian, nëpërmjet Agjencisë Europiane të Edukimit (EURYDICE) ka publikuar raportin për “tarifat studentore dhe sistemet e mbështetjes 2020-2021”, ku mes vendeve të marra në analizë, veç atyre të Bashkimit Europian, gjendet edhe Shqipëria, së bashku me vendet e tjera kandidate. Nga krahasimi i të dhënave mes vendeve të kontinentit të vjetër, rezulton se tarifat studentore të ciklit të pare në universitetet publike, atë bachelor, në Shqipëri janë më të larta se vende si Gjermania, Polonia, Kroacia, Çekia, Greqia apo Sllovenia si dhë në të njëjtat “ujra” me vende si Portugalia, Franca, Belgjika, Austria, etj. Vendet e rajonit ndërkohë klasifikohen në të njëjtën kategori pagese si Shqipëria, me tarifat që variojnë mes 101-1000 euro, me përjashtim të Malit të Zi ku nuk ka tarifa.
Por ajo që bie tjetër në sy nga raporti i cili ndahet në dy pjesë, ku pjesa e dytë i referohet mbështetjes ndaj studentëve, është fakti se Shqipëria rezulton si vendi me më pak mbështetje ndaj studentëve në Europë, gjë të cilën e ilustron nëj grafik i vetëm. Së pari, klasifikohemi ndër të paktat vendet europiane ku 100% e studentëve paguajnë të paktën 100 euro tarifë vjetore për ciklin bachelor me kohë të plotë. Në pjesën dërrmuese të vendeve europiane kjo normë është nën 100%, duke qenë se shumë studentë marrin mbështetje nga entet publike, në bazë të meritës a nevojës. Veç kësaj, Shqipëria klasifikohet si një vend me 0% grante publike ndaj studentëve. Vetëm 6 shtete të kontinentit të vjetër e kanë zero këtë normë.
Studentëve shqiptarë të ciklit bachelor me kohë të plotë nuk iu ofrohet asnjë bursë në bazë të meritës në universitet publike, ndryshe nga shumë vende europiane, thotë raporti i Komisionit Europian.
Edhe në mbështetjen ndaj prindërve të studentëve, nëpërmjet reduktimit të taksave apo formave të tjera, si dhe në drejtim të huave studentore, Shqipëria nuk ofron asgjë. Këto të dhëna shqetësuese tregojnë edhe një herë se arsimi i lartë publik në vendin tonë është shumë larg standardit që duhet të jetë, dhe se prezenca e shtetit duket të jetë inekzistente, pasi rezultojmë ndër vendet me tarifat më të larta në Europë, paçka se infrastruktura në arsimin e lartë publik lë shumë për të dëshiruar, në të njëjtën kohë që nuk u ofrojmë asnjë ndihmë financiare studentëve, qoftë me bazë nevojë, qoftë me bazë merite.
Sondazh

Inflacioni arrin në 2% – Perimet shtrenjtohen me 18.5% në një vit, frutat me 11.5%
Inflacioni është ngjitur në 2% gjatë tetorit tregojnë të dhënat më të fundit të insititutit të statistikave, nga 1.5% që ishte në muajin shtator të këtij......

Telefonia, jemi më të shtrenjtët në rajon! Dyfishohen çmimet për 4 vite. Në Shqipëri, 6.7% mbi mesataren e BE
Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta në rajon, dhe ndër më të lartat në Europë të komunikacionit, që përshfin thuajse të gjitha segmentet e telefonisë, si atë......

Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë
Indikatori i parasë në qarkullim ka prekur një rekord të ri historik në vendin tonë, thonë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kështu,......

Pandemia zgjeron fondet e investimit – Këtë vit, 2042 anëtarë më shumë, 541 mln euro të investura, ose 17,292 euro për frymë
Përgjatë 9 muajve të këtij viti, numri i anëtarëve në fondet e investimeve në vendin tonë është rritur me 2,042 individë, për të prekur shifrën e 31,285.......

Credins vazhdon rritjen – Zgjeron aktivet me 14% në T3, rriten huatë dhe depozitat
Edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, Credins bank u rrit me ritme të kënaqshme. Treguesit më të fundit financiarë, të publikuar nga vetë institucioni......

Pandemia, 464 mln euro taksa të munguara. Në vetëm 11 muaj, dëmi në buxhet sa 4% e PBB-së
Shifat më të fundit të qeverisë për performancën fiskale, tregojnë se, të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 97.4 % të planit të......

Sa taksa paguajnë shqiptarët? Sa 27.5% e PBB-së, nën mestaren e OECD, shkak edhe informaliteti
Barra fiskale është një tregues i detyrimeve tatimore që derdhet në buxhet nga qytetarët me qëllim kthimin e tyre në të mira dhe shërbime dhe përbëhet......

Kujt i ka borxh Shqipëria? Italia dhe Gjermania kryesojnë listën e shteteve huadhënëse
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, niveli i borxhit të jashtëm në vendin tonë ka arritur shifrën e 616 miliardë lekë ose rreth 92 miliardë lekë më......