Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë

Indikatori i parasë në qarkullim ka prekur një rekord të ri historik në vendin tonë, thonë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kështu, treguesi që mat vetëm nivelin e monedhës vendase në qarkullim dhe asnjë valutë të huaj, duke llogaritur diferencën e parasë së emetuar nga Banka e Shqipërisë dhe sasisë së parave që gjendet akoma në arkat e institucionit, pra të gjithë sasinë e lekut shqiptar që është në qarkullim në sistem, jashtë dyerve të Bankës së Shqipërisë, ka prekur shifrën e 346 mld lekëve gjatë muajit nëntor, çka përkthehet në rreth 2.8 mld euro.
Asnjëherë më parë ky indikator nuk kishte prekur një shifër të tillë. Krahasuar me muajin tetor ndërkorë, rritja fiksohet në masën 1%, çka sinjalizon një ritëm më të shpejtë krahasuar me dy muajt parardhës, kur treguesi ishte thuajse në stanjacion.
Që prej shpërthimit të pandemisë, niveli i parasë në qarkullim në ekonominë tonë është rritur me rreth 46 miliardë lekë, ekuivalente e rreth 376 mln euro, në rritje me 15.6%. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e politikave lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë, gjatë krizës.
Sondazh

Pandemia zgjeron fondet e investimit – Këtë vit, 2042 anëtarë më shumë, 541 mln euro të investura, ose 17,292 euro për frymë
Përgjatë 9 muajve të këtij viti, numri i anëtarëve në fondet e investimeve në vendin tonë është rritur me 2,042 individë, për të prekur shifrën e 31,285.......

Credins vazhdon rritjen – Zgjeron aktivet me 14% në T3, rriten huatë dhe depozitat
Edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, Credins bank u rrit me ritme të kënaqshme. Treguesit më të fundit financiarë, të publikuar nga vetë institucioni......

Pandemia, 464 mln euro taksa të munguara. Në vetëm 11 muaj, dëmi në buxhet sa 4% e PBB-së
Shifat më të fundit të qeverisë për performancën fiskale, tregojnë se, të ardhurat totale për 11-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 97.4 % të planit të......

Sa taksa paguajnë shqiptarët? Sa 27.5% e PBB-së, nën mestaren e OECD, shkak edhe informaliteti
Barra fiskale është një tregues i detyrimeve tatimore që derdhet në buxhet nga qytetarët me qëllim kthimin e tyre në të mira dhe shërbime dhe përbëhet......

Kujt i ka borxh Shqipëria? Italia dhe Gjermania kryesojnë listën e shteteve huadhënëse
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, niveli i borxhit të jashtëm në vendin tonë ka arritur shifrën e 616 miliardë lekë ose rreth 92 miliardë lekë më......

Pandemia në të bërit biznes. Në kryeqytet ka nxitur biznesmenët e rinj, por ka trembur të vjetrit
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Bashkia e Tiranës sa i përket subjekteve të reja tregojnë se pandemia nuk ka “trembur” aspak biznesmenët e rinj, por vetëm......

KE zhvlerëson ekonominë shqiptare – Rikthehet në nivelet e para krizës vetëm në 2022, por jo financat publike
Komisioni Europian ka përditësuar projeksionet për ekonominë e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, si dhe vendeve të Efta-s bashkë me ato kandidate. Për......

Pagat, si ka ndikuar pandemia? Paradoksi i bujqësisë, e vetmja me rënie, pasuritë e paluajtshme me rritjen më të madhe
Statistikat më të fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave janë jo pak paradoksale. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,......