Shqipëria Postuar më 10 Nëntor 2020, 12:51

Pandemia nuk njeh ideologji! Studimi unik i “Scan Intelligence Unit”, lidhja mes krahut politik dhe menaxhimit të infeksionit

Nga SCAN TV
Pandemia nuk njeh ideologji! Studimi unik i “Scan Intelligence

Pandemia ka qenë gjatë këtyre muajve dhe padiskutim që do të jetë përgjatë të gjithë jetëgjatësisë së saj, një gur beteje elektoral. Qeveritë do të marrin kostot apo meritat e menaxhimit të saj dhe opozitat do të kërkojnë të ngjiten në pushtet nëpërmjet shifrave të infektimeve apo situatës në tërësi. Por, a ka një korrelacion të drejtpërdrejtë mes krahut politik, pra ideologjisë, dhe menaxhimit të pandemisë deri më tani? “Scan Intelligence Unit” ka bërë një studim unik në llojin e tij, për të arritur në një përfundim konkret, duke analizuar të gjitha vendet e Europës sipas numrit të rasteve me infektim për 1 milionë banorë dhe krahut politik, majtas, qendër/koalicion i gjerë apo djathtas. Numri i rasteve për 1 milionë banorë është marrë në konsideratë si indikatori më i saktë për të treguar menaxhimin e krizës. Sipas të dhënave të përpunuara, rezulton se, nuk ka asnjë lidhje mes krahut politik dhe menaxhimit të krizës. Mesatarja europiane e shteteve të drejtuara nga qeveri të majta flet për rreth 17.800 raste për 1 milionë banorë, ndërsa mesatarja e vendeve të djathta, është lehtë më e ulët, në rreth 17.200 raste për 1 milionë banorë. Shtetet e qendrës apo ato ku qeveris një koalicion i përbërë ndërkohë, kanë një mesatare bindshëm më të ulët, pavarësisht se mes tyre gjendet edhe Italia, një prej vendeve simbol të pandemisë.

Po të shohim kreun e renditjes, pra vendet me më shumë raste infektimi për 1 milionë banorë, rezulton se ndër 10 të parat, 6 shtete janë të djathta, dhe 4 të majta, ndërkohë që edhe kreun e listës e mban një vend me qeveri të djathtë, siç është Belgjika, e cila ndiqet nga dy shtete me qeverisje të majtë; Çekia dhe Mali i Zi. Grafiku më poshtë ndërkohë tregon me detaje secilin shtet të Europës ( me përjashtim të shteteve me popullsi mjaft të vogël, si Monako, Andora, Lichtenstein, San Marino, Vatikan, Gjibraltar, Ishujt Faroe, Isle of Man ) sipas krahut politik dhe rasteve me covid-19 për 1 mln banorë. Vija në mes tregon një tendencë thuajse të papërfillshme të rënies së rasteve të infektimit kur qeverisja është e djathtë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat