Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2020, 15:09

Rriten IHD, për herë të parë gjatë pandemisë. Në 237 mln euro në TIII, 7.2% rritje karahasuar me TII

Nga SCAN TV
Rriten IHD, për herë të parë gjatë pandemisë.

Fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të vitit është regjistruar në rritje të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës, për të prekur shifrën e 237 milionë eurove, nga 221 që vlerësohet tremujori i dytë, tregojnë të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas këtyre të dhënave, rritja fiksohet në masën 7.2%.  Që prej shpërthimit të pandemisë, kjo është hera e parë që investimet e huaja direkte regjistrohen në rritje.

Sa i përket origjinës së investimeve të huaja direkte në vendin tonë, në vend të parë qëndron Zvicra, me 45 mln euro, e ndjekur nga Holanda, me rreth 41 milionë euro, dhe Italia me 35 mln euro. Turqia, e cila në tremujorin paraardhës mbante vendin e tretë, tashmë ka zbritur në vend të 4–t, duke ndërruar kështu vendet me Italinë, tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat