Shpërndarja e virusit sipas qarqeve – Tirana, Gjirokastra dhe Lezha me më shumë raste për 1 mijë banorë, Durrësi, Elbasani dhe Dibra, me më pak

Covid-19 është shpërndarë tashmë në çdo cep të territorit të Republikës. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më datën 23 nëntor për të zbuluar se cilat janë qarqet e vendit me shpërndarjen më të madhe të virusit e cilat janë ato me më pak raste për 1 mijë banorë. Nga përpunimi i të dhënave rezulton se kryeqyteti është ai me përhapjen më të madhe të virusit, me 9.33 raste aktive për 1 mijë banorë. Qarku i dytë ndërkohë me përhapjen më të madhe të virusit në popullatë, me 7.89 raste për 1 mijë banorë është qarku i Gjirokastrës, i cili gjatë ditëve të fundit ka regjistruar me dhjetra raste ditore, duke bërë që të kthehet edhe në qarkun e dytë më problematik në vend. Nga jugu, shkojmë në veri, me Lezhën që mban vendin e tretë si qarku me më shumë raste aktive për 1 mijë banorë, 5.61 raste. Klasifikimi vijon me Kukësin, Shkodrën, Vlorën, Fierin, dhe Beratin. Ndërkohë, në krahun tjetër të tabelës, kemi qarqet me më pak raste për 1 mijë banorë, dhe surprizon fakti se Durrësi me Elbasanin, që janë edhe qarku i dytë dhe i katërt me popullsinë më të madhe në vend, janë ndër tre vendet e fundit. Përkatësisht, Durrësi numëron 4.2 raste për 1 mijë banorë dhe Elbasani vetëm 2.97 të tilla. Në vend të fundit të tabelës ndërkohë, kemi Dibrën, me vetëm 1.3 raste për 1 mijë banorë.
Sondazh

12% më shumë vdekje këtë vit Instat: Në 9-mujorin e këtij viti, mbi 1800 humbje jete më shumë se vjet, Tirana, rekord
Raportimi i vdekjeve si pasojë e Covid-19 dhe klasifikimi i tyre “nga Covid” apo “me Covid” ka qenë dhe mbetet një debat i vazhdueshëm në thuajse çdo cep të......

Si janë rritur çmimet e ushqimeve ndër vite – Frutat dhe perimet janë dyfishuar, “injorojnë” edhe inflacionin
Duke analizuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas grupeve dhe nëngrupeve kryesore, për periudhën Janar 2007 deri më Tetor 2020, dallohet qartësisht rritja e......

Bëhemi vendi më i shtrenjtë në rajon! Çmimet e konsumit për familjarët, Shqipëria kalon Malin e Zi, në 2017 ishim të parafundit
Çmimet e konsumit në Shqipëri për familjarët janë sa 57.5% e mesatares së Bashkimit Europian, tregojnë të dhënat më të fundit nga Zyra Europiane e......

Pandemia nuk njeh ideologji! Studimi unik i “Scan Intelligence Unit”, lidhja mes krahut politik dhe menaxhimit të infeksionit
Pandemia ka qenë gjatë këtyre muajve dhe padiskutim që do të jetë përgjatë të gjithë jetëgjatësisë së saj, një gur beteje elektoral. Qeveritë do të marrin......

Çfarë u ofron Shqipëria studentëve? Raporti i KE: Ndër tarifat më të larta në Europë dhe gati zero mbështetje financiare
Komisioni Europian, nëpërmjet Agjencisë Europiane të Edukimit (EURYDICE) ka publikuar raportin për “tarifat studentore dhe sistemet e mbështetjes 2020-2021”,......

Inflacioni arrin në 2% – Perimet shtrenjtohen me 18.5% në një vit, frutat me 11.5%
Inflacioni është ngjitur në 2% gjatë tetorit tregojnë të dhënat më të fundit të insititutit të statistikave, nga 1.5% që ishte në muajin shtator të këtij......

Telefonia, jemi më të shtrenjtët në rajon! Dyfishohen çmimet për 4 vite. Në Shqipëri, 6.7% mbi mesataren e BE
Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta në rajon, dhe ndër më të lartat në Europë të komunikacionit, që përshfin thuajse të gjitha segmentet e telefonisë, si atë......

Paraja në qarkullim arrin në 2.8 mld euro! Tjetër rekord historik, rritet me 376 mln euro, ose 15.6% gjatë pandemisë
Indikatori i parasë në qarkullim ka prekur një rekord të ri historik në vendin tonë, thonë shifrat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kështu,......