Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2024, 17:24

Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve për kujdes - “Mos bini pre” e mashtrimeve me aplikacionin “PLINKO” dhe mesazheve në WhatsApp

Nga SCAN TV
Policia e Shtetit, thirrje qytetarëve për kujdes - “Mos bini

Ledina Elezi/SCAN

 

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të tregohet kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, por edhe mesazheve që po dërgohen në WhatsApp nga numra të huaj, të cilët kërkojnë të dhënat e llogarive në Facebook.

Kjo thirrje vjen pasi kohët e fundit po reklamohen në rrjetet sociale lojëra nëpërmjet të cilave fitohen para. Për ta bërë të besueshme, përdoren videot e njerëzve të famshëm që luajnë lojën “PLINKO”, gjë që në fakt është mashtrim. Ofruesit e kësaj loje kërkojnë numrat e llogarive bankare, skemë kjo për marrjen e të dhënave të llogarive bankare nga të cilat mund të vidhen shuma të larta monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, me qëllimin për të fituar para sidomos nga nxënësit, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dorëzuar të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria e tyre.

Më herët, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e zotëruesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në zotërim të llogarive të personave të mashtruar.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...