Nis puna për rehabilitimin e bulevardit kryesor të Peshkopisë, Balluku: Investime të shumta në qarkun e Dibrës

Në qytetin e Peshkopisë ka nisur puna për rikualifikimin urban të bulevardit kryesor. Investimi po realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikon gjithashtu ndërhyrje pjesore edhe për rikonstruksionin e fasadave përgjatë bulevardit. Afati për përfundimin e këtij projekti është 12 muaj, ndërsa synohet që vepra të jetë gati në nisjes të sezonit të ardhshëm turistik.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu ndoqën nga afër punimet e para në këtë kantier.
“Është një ndërhyrje komplekse e cila trajton si pjesën e infrastrukturës nëntokësore, ashtu edhe pjesën e bulevardit, i cili do të ketë një trajtim me pllaka me mozaik, ndërkohë që pjesa ku kalon trafiku do të jetë e shtruar me asfaltin dekorativ me gurë të bardhë”, u shpreh Agolli referuar projektit.
Bulevardi ka një gjatësi prej afro 700 ml, ndërsa materialet janë përzgjedhur për ti rezistuar kushteve atmosferike të zonës.
Zëvendëskryeministrja, Balluku tha se ky projekt i shtohet listës së gjatë të investime që janë realizuar në këtë zonë, por edhe ato që janë në proces. Balluku u ndal tek tuneli i Murrizit dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi, dy investime të rëndësishme sa i takon infrastrukturës, pjesë e Rrugës së Arbrit, të cilat po ecin me ritme të mira dhe që me përfundimin e tyre Dibra do të jetë edhe më afër me Tiranën.
“Dibra si qark është një kantier i madh. Ne kemi në proces në këto momente për të dorëzuar deri në fund të vitit, me shpresë sigurisht, sepse aty ka qene gjithmonë sfiduese situata, tunelin e Murrizit, i cili do të shkurtojë akoma më shumë rrugën për të arritur në destiancionin final që është Peshkopia, Dibra në tërësi. Nga ana tjetër edhe ecuria e punimeve që kemi në lotin Maqellarë-Peshkopi, që është një nga problemet më të mëdha që kemi pasur për të zgjidhur, por që tashmë i kemi dhënë zgjidhje dhe unë shpresoj që para pranverës të vitit 2025, domethënë diku nga marsi, ne do të jemi në gjendje që ta dorëzojmë përfundimisht edhe pjesën e fundit të Rrugës së Arbrit. Së bashku me tunelin përfundojmë një nga veprat më komplekse infrastrukturore që kemi pasur”, tha Balluku.
Nga ana tjetër edhe vetë kryebashkiakët kanë ndërmarrë një sërë projektesh për të përmirësuar infrastrukturën në bashkitë që drejtojnë, ndërhyrje që lehtësojnë jetën e përditshme të banorëve. “Kudo punohet, në të katërta bashkitë në Bulqizë, Klos, Peshkopi dhe sigurisht në Mat. Duhet thënë që dhe vetë kryetarët e bashkive kanë ndërmarrë një sërë iniciativash dhe projektesh që kanë të bëjnë me rikonstruksione të thella të shkollave, të kopshteve, spitaleve, por nga ana tjetër edhe të një sërë rrugëve të cilat sot janë rrugë turistike”, deklaroi Balluku.
Përmes këtyre investimeve e gjithë zona po merr një zhvillim gjithmonë e më të madh, duke u kthyer njëkohësisht në një destinacion tërheqës për turistët.
SCAN
Sondazh

Nis punën Komisioni i ri Evropian - Von der Leyen emëron për herë të parë një komisioner për mbrojtjen
Kristi Ceta/SCAN Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen emëroi të martën ekipin e saj, i cili do të drejtojë institucionin më të fuqishëm të......

“Supertenderët” e FSHZH, fondi limit 5.4 mld lekë - Hapen 7 procedura prokurimi: Sistemim rrugësh, përmirësim transporti dhe termoizolim
Ola Mitre/SCAN Me një fond limit prej 5.4 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur 7 procedura prokuruese për sistemim rrugësh, përmirësim të......

Eksportet nuk e ndalin rënien edhe në gusht - E thellojnë me 18.2%. Na "braktisin" partnerët kryesorë
Xhorxhina Deda/SCAN Eksportet kanë vijuar të thellojnë rënien edhe në gusht të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme. Nëse......

Shqipëria forcon sigurinë kibernetike - Ndër vendet që po përparon me shpejtësi në këtë fushë. Kuadri ligjor, më i përmirësuari
Ledina Elezi/SCAN Shqipëria është ngjitur me 22 pikë në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike, duke u klasifikuar ndër vendet që po përparojnë me......

Biznesi shqiptar, i prirur për të kërkuar forcë punëtore nga rajoni - Kosova kryeson, shumica e bizneseve të Ballkanit Perëndimor shfaqen skeptikë
Armela Duka/SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit 2024, tendenca e bizneseve në Shqipëri për të kërkuar forcë punëtore nga......

“Pasojat negative të Brexit do të vazhdojnë” - Rënia e tregtisë Britani-BE është intensifikuar vitet e fundit
Kristi Ceta/SCAN Marrëveshja e Brexit ka shkaktuar një rënie të dukshme në tregtinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, dhe ka të ngjarë të vazhdojë......

Kërkesa globale e bakrit do të rritet me 72% në 2050 - Zhvillimi i “IA” shton përdorimin e metalit në qendrat e të dhënave
Kristi Ceta/SCAN Zhvillimi i inteligjencës artificiale do të intensifikojë mungesën e pritshme të bakrit, që është vendimtar për tranzicionin e energjisë,......

Sa drithëra blemë nga jashtë kufijve gjatë këtij viti? - Rritet varësia ndaj importit, Korriku arrin rekord në sasi dhe vlerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Përgjatë këtij viti, vendi ynë ka rritur ndjeshëm varësinë ndaj importit të drithërave që vijnë nga jashtë kufijve, për t’iu......