Sa drithëra blemë nga jashtë kufijve gjatë këtij viti? - Rritet varësia ndaj importit, Korriku arrin rekord në sasi dhe vlerë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Përgjatë këtij viti, vendi ynë ka rritur ndjeshëm varësinë ndaj importit të drithërave që vijnë nga jashtë kufijve, për t’iu përgjigjur edhe konsumit të shtuar i cili ka ardhur më së shumti për shkak të sezonit të mbarë turistik.
Të dhënat zyrtare të Institut të Statistikave të përpunuara nga SCAN TV tregojnë se përgjatë periudhës Janar-Korrik 2024, vendi ynë ka importuar 184.4 mijë ton drithëra, nga 130.3 mijë ton të importuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke regjistruar një kapërcim prej 54.1 mijë ton.
Po ashtu importi i këtyre produkteve ka pësuar rritje edhe në vlerë, ku në 7 muajt e parë të këtij vitit vlera e produkteve të ardhura nga jashtë regjistrohet në 5.9 miliardë lekë apo 59 milionë euro, dhe 0.8 miliardë lekë më shumë se 7-mujori 2023.
Ajo që vihet re është se importi i drithërave në sasi në muajin korrik ka arritur kulmin në rreth 42 mijë tonë, duke u trefishuar në raport me muajin janar të po këtij vit, ku u importuan vetëm 14 mijë tonë dhe po ashtu është dyfishuar në raport me Korrik 2023, muaj në të cilin u importuan 20 mijë ton drithëra. Rrjedhimisht edhe në vlerë, muaji korrik ka regjistruar rekord dhe thuajse dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dihet tashmë që gruri është edhe një ndër drithërat kryesore të prodhimit të bukës por edhe të nënprodukteve të tjera dhe që preferohet më së shumti nga konsumatorët shqiptarë. Në vendin e dytë renditet mistri. Po ashtu një volum të lartë importesh ka edhe orizi. Këto janë tre drithërat kryesore të blera nga jashtë kufijve.
Ndërsa në sasi dhe vlerë më të ulët, importohet elb, tërshërë, thekër dhe quinoa. Në vitin 2022, ministria e Bujqësisë ndërmori politikën mbështesë për fermerët përmes subvencionimit me 30 mijë lekë për hektarë për kultivimin e grurit, iniciativë që parashikohej të rriste prodhimin ne afro 20 për qind. Por duke qenë se fermerët hasën problematika të mëdha për shitjen e tij, për shkak të Kostos më të lartë në raport me produktin e importit, kjo incentivë nuk u vu më në jetë.
Sondazh

Korçë-Ersekë, modifikim projekti - ARRSH ndryshon edhe kontratën për lotin II, 432.2 mln lekë shtesë
Ola Mitre / SCAN Projekti për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë është rishikuar, teksa kontrata është modifikuar duke shtuar kostot për realizimin e......

Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme......

Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook......

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......

Eksportet e naftës ruse bien në gusht - Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më......

Popullsia ultra e pasur e Kinës në rritje 'dramatike' në 10 vitet e fundit. Tejlakon SHBA-në dhe Europën!
Edel Strazimiri / SCAN Klubi super i pasur në botë u zgjerua ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, me Kinën kryesuese, sipas raportit të fundit nga New......

Ari në nivele rekord përpara vendimeve kryesore për normat nga bankat qendrore!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e arit qëndruan pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave përpara vendimeve kryesore të bankës qendrore për normat......

‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!
Edel Strazimiri / SCAN Largimi i trurit të të rinjve po bëhet një nga problemet më shqetësuese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet......