Korçë-Ersekë, modifikim projekti - ARRSH ndryshon edhe kontratën për lotin II, 432.2 mln lekë shtesë

Ola Mitre / SCAN
Projekti për ndërtimin e rrugës Korçë – Ersekë është rishikuar, teksa kontrata është modifikuar duke shtuar kostot për realizimin e punimeve të reja në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar rritjen e vlerës së përgjithshme të kontratës për ndërtimin e pjesës 2, të lotit II me rreth 432.2 mln lekë, pa TVSH, teksa vlera e përgjithsme së bashku me tenderin fillestar ka shkuar në rreth 2.6 mld lekë, pa TVSH.
ARRSH nuk ka hapur tender të ri për punimet shtesë, por ato do të realizohen nga kompania ANK, që ka qenë fituese e projektit fillestar, duke argumentuar se kjo formë rezulton më pak e kushtueshme. Gjithashtu, kontrata shtesë nuk kalon 20% të vlerës së kontratës bazë, që është pragu i lejuar nga legjislacioni në fuqi për modifikimin e kontratave. Autoriteti kontraktor vlerëson se kostoja e përgjithshme e punimeve shtesë është 19 %.
Sa i takon ndryshimeve të projektit, në dokumente thuhet se është kryer rishikim i projektit të urës mbi përroin e Selenicës, pasi gjatë zbatimit rezultoi se ura e parashikuar në projektin e tenderuar nuk e mbulonte gjerësinë e shtratit të lumit, i cili në periudha të ndryshme të vitit zgjeron shtratin e tij.
Po ashtu, është kryer rishikim i projektit në lidhje me përmirësimin e tabanit të rrugës për shkak se gjatë zbatimit të punimeve është hasur prezencë e ujërave në thellësinë e gërmimit 2.5 - 3 m.
Shkak për modifikimin e kontratës është bërë edhe ndryshimi i volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren, si dhe mospërputhje e projektit me preventivin. Modifikimi i kontratës është firmosur në 30 gusht, ndërsa afati për përfundimin e punimeve ka shkuar në 22 muaj, nga 18 muaj që ishte afati fillestar.
Sondazh

Çelen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
U çelën sot konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve ku 10 studio prestigjioze do të paraqesin gjatë ditës së sotme......

Meta do të trajnojë “IA” me postimet e mediave sociale - Autoritetet britanike miratojnë përdorimin e të dhënave publike
Kristi Ceta/SCAN Meta ka marrë leje nga autoritetet për të filluar trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale me postimet publike në Facebook......

Vendet me rritjen më të lartë të punësimit në BE - Estonia, Lituania dhe Republika Çeke në krye të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të personave të moshës 20 deri në 64 vjeç në Bashkimin Evropian ishte 75,8 për......

Eksportet e naftës ruse bien në gusht - Rusia regjistron shifrat më të ulëta që nga marsi i 2021
Kristi Ceta/SCAN Eksporti rus i naftës dhe karburantit ra me 290,000 fuçi në ditë në gusht 2024, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më......

Popullsia ultra e pasur e Kinës në rritje 'dramatike' në 10 vitet e fundit. Tejlakon SHBA-në dhe Europën!
Edel Strazimiri / SCAN Klubi super i pasur në botë u zgjerua ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit, me Kinën kryesuese, sipas raportit të fundit nga New......

Ari në nivele rekord përpara vendimeve kryesore për normat nga bankat qendrore!
Edel Strazimiri / SCAN Çmimet e arit qëndruan pranë niveleve më të larta të të gjitha kohërave përpara vendimeve kryesore të bankës qendrore për normat......

‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!
Edel Strazimiri / SCAN Largimi i trurit të të rinjve po bëhet një nga problemet më shqetësuese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 88.8 lekë dhe është shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e......