‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!

Edel Strazimiri / SCAN
Largimi i trurit të të rinjve po bëhet një nga problemet më shqetësuese për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të gjashtë vendet e rajonit Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia renditen ndër liderët kryesorë të ikjes së trurit në botë për shkak të ritmit dhe intensitetit të fenomenit brenda kufijve të tyre.
Ata mund të humbasin rreth 25%-50% të fuqisë punëtore të tyre të aftë dhe të arsimuar në dekadat e ardhshme, sipas hulumtimit të fondit gjerman Marshall.
Të rinjtë maqedonas shprehen se ishin të zhgënjyer nga niveli i korrupsionit në vend si dhe nga mungesa e mundësive dhe perspektivave.
"Ju ende shihni institucione të korruptuara, nuk shihni ndonjë sundim të ligjit, nuk shihni ndonjë përmirësim në aspektin e ekonomisë apo arsimit, dhe kjo është gjëja kryesore," tha Petar Barlakovski, i cili ka studiuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e Arsimit maqedonase shpenzon miliona euro për bursa për të rinjtë, por më pas thuhet se nuk tregon interes për ta, sipas ekspertëve.
Risto Saveski, president i Forumit Arsimor Rinor, tha se ministria nuk ka dëshmi se sa studentë i mbarojnë studimet jashtë vendit dhe nëse janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.
Vendet e Ballkanit Perëndimor po humbasin me shpejtësi popullsinë e tyre.
Në tre dekadat e fundit, për shkak të emigrimit masiv, Serbia ka humbur 9% të qytetarëve të saj, Maqedonia e Veriut humbi 10%, ndërsa 24% u larguan nga Bosnja dhe 37% u larguan nga Shqipëria.
Sondazh

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 88.8 lekë dhe është shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e......

Ku në Europë ka kufizime për pirjen e duhanit në ambientet e jashtme?
Edel Strazimiri / SCAN Rregullat e pirjes së duhanit së shpejti mund të bëhen më të rrepta në Europë, me Mbretërinë e Bashkuar që raportohet se......

70 programe financimi për bizneset - Gonxhja: Informacion i unifikuar, synim mbështetja e eksportuesve
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria “ka në dorë” 70 programe financimi, disa prej tyre të përbashkëta me donatorë, të cilat do të jenë në ndihmë të bizneseve......

“Ringjallja” e industrisë ushtarake - Balluku: Pas paketës ligjore, shumë shpejt do kemi rezultatet e para
Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Brenda 20 nëntorit, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro
Ola Mitre / SCAN Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për......

“Ulni korrupsionin që të tërhiqni investime!” - Hyland: Plani i Rritjes Ekonomike i shërben përafrimit me tregun e përbashkët evropian
Ledina Elezi/SCAN Që të tërheqë investime të reja, Shqipëria duhet të punojë për uljen e mëtejshme të shkallës së korrupsionit. Kjo ishte një nga pikat......

“Të punohet për rritjen e kapitalit njerëzor!” - Salinas, në Balkanomics: Bizneset të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike
Ledina Elezi/SCAN Dita e tretë e Konferencës Balkanomics kishte në fokus rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes investimeve......

Bizneset shqiptare, rritet pesimizmi për ekonominë - Barometri Ballkanik i RCC: Rreth 19% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata
Xhorxhina Deda/SCAN Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2024, i cili ndahet në anketën e Opinionit Publik......