“Ringjallja” e industrisë ushtarake - Balluku: Pas paketës ligjore, shumë shpejt do kemi rezultatet e para

Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes”. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, teksa gjatë fjalës së saj theksoi se hapat e ndërmarra gjatë këtij viti për ringjalljen e industrisë ushtarake në vend pritet të japin rezultatet e para.
“Ky takim zhvillohet pikërisht në një moment shumë deçiziv për ringjalljen e industrisë tonë të mbrojtjes, kur vetëm në mbyllje të sesionit veror të parlamentit ne kemi arritur që të kalojmë një sërë ligjesh, të cilat tashmë kanë nisur zbatimin e tyre dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e para. Ku kuadër i ri rregullator promovon zhvillimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes dhe përmirëson zbatimin e standardeve për të rritur ndërveprueshmërinë dhe sigurinë, duke hequr gjithashtu pengesat për tregtinë dhe investimet mes aleatëve dhe partnerëve. Në këtë kornizë më të gjerë, vihet re qartazi kalimi i Shqipërisë nga një konsumator i sigurisë në një ofrues sigurie në rajon”, - tha Balluku
Eventi solli në Shqipëri përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE, teksa në një nga temat kryesore që do të diskutohet gjatë javës së zhvillimit të punimeve është “Bashkëpunimi i Qëndrueshëm”.
“Bashkëpunimi i qëndrueshëm në sigurinë industriale është i nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në infrastrukturat kritike dhe industrinë e mbrojtjes. Për të vendosur masa të qëndrueshme sigurie, duhet ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse, që përfshin agjencitë qeveritare, sektorin privat, aleatët dhe partnerët tanë”, - tha Balluku.
Sipas zëvendëskryeministres, bashkëpunimi i qëndrueshëm promovon një përgjigje të unifikuar, duke siguruar qëndrueshmërinë industriale në një habitat të sigurisë që po evoluon vazhdimisht. Ndërkohë që, mbrojtja e informacionit të klasifikuar është kritike për të siguruar integritetin e bizneseve tona të mbrojtjes.
Sondazh

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Brenda 20 nëntorit, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro
Ola Mitre / SCAN Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për......

“Ulni korrupsionin që të tërhiqni investime!” - Hyland: Plani i Rritjes Ekonomike i shërben përafrimit me tregun e përbashkët evropian
Ledina Elezi/SCAN Që të tërheqë investime të reja, Shqipëria duhet të punojë për uljen e mëtejshme të shkallës së korrupsionit. Kjo ishte një nga pikat......

“Të punohet për rritjen e kapitalit njerëzor!” - Salinas, në Balkanomics: Bizneset të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike
Ledina Elezi/SCAN Dita e tretë e Konferencës Balkanomics kishte në fokus rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes investimeve......

Bizneset shqiptare, rritet pesimizmi për ekonominë - Barometri Ballkanik i RCC: Rreth 19% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata
Xhorxhina Deda/SCAN Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2024, i cili ndahet në anketën e Opinionit Publik......

Shitjet në hotele dhe restorante prekin “kulmin” - Sezoni i mbarë turistik, më shumë qarkullim edhe për agjencitë e udhëtimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Ky vit duket se ka pasur një sezon edhe më të mbarë turistik se viti i kaluar që në nisje të tij. Referuar të dhënave të zyrtare......

9 të vdekur dhe disa të zhdukur prej përmbytjeve 'një herë në shekull' që goditën Europën Qendrore dhe Lindore!
Edel Strazimiri / SCAN Nëntë persona kanë vdekur në përmbytjet e rënda që kanë goditur disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, pasi reshjet e......

Rënia demografike: Greqia përballet me kolaps alarmant të popullsisë!
Edel Strazimiri / SCAN Gjashtë vjet pasi Greqia doli nga programet e saj të shpëtimit financiar, duke shënuar fundin zyrtar të një krize të dhimbshme......

'Frenim' i shitjeve?! Tregu i pasurive të paluajtshme pret amnistinë...
Lidion Kulla/Scan Tregu i Pasurive të Paluajtshme është në pritje të amnistisë. Vonesat në diskutimin dhe më pas miratimin e nismës për rivlerësimin e......