Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2024, 13:49

Shitjet në hotele dhe restorante prekin “kulmin” - Sezoni i mbarë turistik, më shumë qarkullim edhe për agjencitë e udhëtimit

Nga SCAN TV
Shitjet në hotele dhe restorante prekin “kulmin” - Sezoni i

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Ky vit duket se ka pasur një sezon edhe më të mbarë turistik se viti i kaluar që në nisje të tij. Referuar të dhënave të zyrtare të Instituti i Statistikave, indekset e treguesve në aktivitetin hotele, përgjatë periudhës Prill-Qershor, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konkretisht indeksi i shitjeve neto në volum në aktivitetin e hoteleve shënoi rritje 17,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, çka tregon kërkesën e lartë për dhoma që kanë pasur strukturat akomoduese përgjatë këtij viti.

Po ashtu edhe numrit i  të punësuarve  ka shënuar një rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të turistëve. Duket se sipërmarrjet në turizëm kanë reflektuar edhe sa i përket pagesave të punonjësve, pasi indeksi i fondit të pagave ka regjistruar rritje me 15,1 % në 3 mujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu, rritje të dukshme ka pasur edhe konsumi në bare dhe restorante.

Konkretisht  indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Por pavarësisht rritjes së shitjeve, numri i të punësuarve në këtë sektor dhe fondi i pagave nuk kanë qenë në sinkron të plotë. Të punësuarit në bare dhe restorante janë rritur me vetëm 0.6 % dhe fondi i pagave me 3.8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Duke qenë se efekti në sektorin e turizmit është zinxhir, rritja ka njohur dhe aktiviteti i agjencive të udhëtimit.

Sipas të dhënave të INSTAT,  indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 ndërsa numrit të të punësuarve u rrit me 6,7 %.  Ajo që vihet re është se fondi i pagave në këtë sektor ka pasur rritjen më të lartë në 15,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Me rritje janë regjistruar edhe sektorë të tjerë si tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim;  Informacioni dhe Komunikacioni; si dhe Aktivitete të Arkitekturës.

Referuar të dhënave me të fundit që i takojnë muajit korrik, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rritur me 2,7 %, krahasuar me korrikun 2023.

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat