Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2024, 11:19

Ujësjellësit rrisin arkëtimet - 18.6% më shumë, norma e pagesës së faturave të ujit arrin në 115%

Nga SCAN TV
Ujësjellësit rrisin arkëtimet - 18.6% më shumë, norma e

Ola Mitre / SCAN

 

Treguesi i normës së arkëtimit në ujësjellës-kanalizime ka pësuar përmirësim gjatë muajit gusht të këtij viti, në raport me gushtin e vitit të kaluar, duke ruajtur tendencën e shënuar edhe përgjatë periudhës janar – korrik 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, niveli i arkëtimeve në muajin gusht u rrit me 18.6%, duke arritur në 115%, nga 96.4% që ishte në muajin gusht 2023. Niveli i arkëtimeve në masën 115% duket se ka kaluar edhe objektivin prej 105%.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara më herët edhe treguesi i ujit pa të ardhura shënoi përmirësim në periudhën janar – korrik të këtij vit, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, niveli i ujit pa të ardhura arriti në 61.5% apo 7% më pak se 7 - mujori 2023, kur ky tregues ishte 68.5%. Përmirësimi i këtij treguesi nënkupton se ka një rritje të volumit të ujit të faturuar, në raport me atë që prodhohet.

Balluku ia atribuon këto rezultate reformës të ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, gjatë vitit 2022. Reforma parashikoi bashkimin e 58 kompanive ekzistuese të ujësjellës – kanalizimeve, në 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta, ndërsa u ndërmor për shkak të performancës së dobët tregtare e kombinuar me nivele të larta të ujit pa të ardhura, humbje financiare dhe borxhe të larta të ndërmarrjeve ekzistuese.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 16 Shtator

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

  Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht teksa ka humbur pikë nga java që lamë pas duke u blerë sot me 89.2 lekë dhe duke u shitur me 90.1......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat