Greqia, vendi i dytë më i varfër në BE - Sipas Eurostat, në vend të parë renditet Bullgaria

Kristi Ceta/SCAN
Greqia është vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Evropian, pas Bullgarisë, bazuar në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) për frymë në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Entit Statistikor të Bashkimit Evropian (Eurostat).
Gjithashtu se me zvogëlimin e vazhdueshëm të hendekut mes Greqisë dhe Bullgarisë, ka gjasa që vendi të gjendet në fund bazuar në fuqinë blerëse.
Nga viti 2010, kur shpërtheu kriza e borxhit deri në vitin 2023, Greqia ka mbetur pas dhjetë vendeve të tjera për sa i përket standardit të jetesës së qytetarëve dhe tashmë është në fund të renditjes përkatëse, pak para Bullgarisë.
Qendra për Planifikim dhe Kërkime Ekonomike (KEPE), në një masë alternative të varfërisë, evidentoi se kufiri i varfërisë me të ardhura reale vihet re të jetë i qëndrueshëm në kohë, duke përdorur të dhënat e vitit 2009 e në vazhdim. Sipas Qendrës, "krahasuar me vendet e BE-27, Greqia ka kaluar një periudhë të gjatë shkurtimesh dhe “ngrirje” pagash. Punët e reja të krijuara korrespondojnë me paga më të ulëta dhe orë relativisht më të gjata pune. Kjo rezulton në 23.1% të punëtorëve që jetojnë me të ardhura të disponueshme nën kufirin e varfërisë 2009 edhe në ditët e sotme."
Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave konteston shifrat e KEPE dhe Eurostat, duke thënë se “pretendimi se standardi i jetesës në Greqi është në vendin e parafundit në Bashkimin Europian është larg realitetit”. Njoftimi i ministrisë kufizohet vetëm në periudhën 2019-2023 dhe flet për një rritje gjatë kësaj periudhe të pagës mesatare me 20,2% dhe të pagës minimale me 27,7%. Gjithashtu thuhet se në pesë vitet e fundit të ardhurat reale për frymë janë rritur në Greqi në një shkallë dukshëm më të lartë se mesatarja evropiane. Megjithatë, shifrat nuk e ndryshojnë realitetin, që pasqyrohet në shifrat e Eurostat-it, duke përfshirë edhe periudhën 2019-2023.
Bazuar në të dhënat e gushtit të Eurostat, PBB për frymë në raport me fuqinë blerëse është 67% e mesatares së BE-së. Treguesi përkatës për Bullgarinë është 64%. Vendin e parë e zë Luksemburgu me 239%, pra paraqet fuqinë blerëse më të lartë, më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së. Gjermania e ka treguesin 115%, Franca 101%, Spanja me 88% dhe Portugalia me 83%. Mesatarja në eurozonë është 104%, ku Greqia është dukshëm e fundit për nga fuqia blerëse, ndër vendet e tjera të monedhës së përbashkët.
Sondazh

Italia teston mësimdhënien e asistuar nga “IA” - Qeveria synon përdorimin e teknologjisë së re në shkollat e vendit
Kristi Ceta/SCAN Italia po prezanton inteligjencën artificiale në shkollat e saj ndërsa qeveria e kryeministrit Giorgia Meloni po eksploron mënyra të......

Borxhi i Britanisë do të 3-fishohet në 50 vite - Faktorët ndikues janë plakja e popullsisë, kriza klimatike, pasiguria
Kristi Ceta/SCAN Sipas raportit të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe është parashikuar të......

Zvicra, vendi më i mirë për pension të rehatshëm - Sistemi shëndetësor dhe taksat e ulëta, ndër avantazhet kryesore
Kristi Ceta/SCAN Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare......

Kontrolli dhe montimi i pajisjeve me gaze serrë - Detyrimet e reja, personat që punojnë në këto veprimtari duhet të certifikohen
Ola Mitre / SCAN Kontrolli, instalimi, riparimi apo çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sikurse janë frigoriferët, kondicionerët......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!
Edel Strazimiri / SCAN Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra......

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......

Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të......