Kontrolli dhe montimi i pajisjeve me gaze serrë - Detyrimet e reja, personat që punojnë në këto veprimtari duhet të certifikohen

Ola Mitre / SCAN
Kontrolli, instalimi, riparimi apo çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sikurse janë frigoriferët, kondicionerët apo pompat e nxehtësisë do të bëhet vetëm nga persona të certifikuar.
Detyrimi për personat që ushtrojnë këto veprimtari vjen nga ligji “Për gazet serrë të fluoruara”, që u miratua vitin e kaluar, ndërkohë që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik vendimin që përcakton skemën dhe kërkesat minimale për certifikimin e personit.
Projektvendimi përcakton trajnimet që duhet t’iu nënshtrohen këta persona përpara certifikimit që do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, teksa vlefshmëria e certifikatës do të jetë 10 vjet, me të drejtë rinovimi.
Sipas relacionit shoqërues projektvendimi për certifikimin e personit që punon me gaze serrë të fluoruara ofron një sërë përparësish. Së pari, krijimi i një kuadri rregullator certifikimi rrit nivelin e profesionalizmit dhe kompetencës së personelit të përfshirë, duke garantuar që këta persona të kenë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të trajtuar këto substanca në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Së dyti, kjo masë kontribuon në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe të BE-së për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, duke ndihmuar Shqipërinë të arrijë objektivat e saj klimatike dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.
Paralelisht me këtë projektvendim, një tjetër dokument i nxjerrë gjithashtu për konsultim publik përcakton se sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të fluoruara do të duhet të licencohen për të ushtruar aktivitetin.
Sondazh

Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!
Edel Strazimiri / SCAN Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra......

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......

Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të......

Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve......

Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie
Kristi Ceta/SCAN Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me......

Tranzicioni i gjelbër në “shpëtim” të ekonomisë - Raporti i Draghit thekson nevojën për uljen e kostove të energjisë
Kristi Ceta/SCAN Raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi përshkruan mënyrën si shpëtohet ekonomia e Evropës, me fokus të madh në tranzicionin......

BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat......