Europa Postuar më 14 Shtator 2024, 11:45

BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total

Nga SCAN TV
BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me

Kristi Ceta/SCAN

 

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat thonë se vitin e kaluar vendet e BE-së kanë prodhuar 32.5 miliardë litra birrë me alkool dhe 1.8 miliardë me 0.5 për qind apo plotësisht pa alkool.

Krahasuar me vitin 2022, fabrikimi i birrës me alkool është ulur me pesë për qind, ndërsa për birrën joalkoolike është shënuar një rritje prej 13.5 për qind krahasuar me vitin 2022.

Gjermania është vendi që arriti rezultatet më të mira në vitin 2023 dhe prodhoi gjithsej 7.2 miliardë litra birrë, që përfaqëson 22.3 për qind të totalit në Bashkimin Evropian. E dyta në listë është Spanja, me 4 miliardë litra, ose 12.4 për qind e prodhimit të BE-së.

Polonia u rendit në vendin e tretë me 3.5 miliardë litra, ndërsa Holanda e katërta me 2.4 miliardë litra birrë. Vendin e pestë e zuri Belgjika me 2 miliardë, që përbën 6.3 për qind të prodhimit të përgjithshëm të BE-së.

Për sa i përket eksporteve, të dhënat tregtare tregojnë se Holanda vazhdoi të kryesojë këtë sektor edhe në vitin 2023. Ky vend eksportoi gjithsej 1.8 miliardë litra birrë, e ndjekur nga Gjermania, Belgjika, Çekia dhe Irlanda.

Franca mbetet ende importuesi më i madh i birrës që përmban alkool në vitin 2023, me 900 milionë litra, që përfaqëson 17.1 për qind të totalit të importeve të BE-së. Importues të tjerë të mëdhenj ishin Italia me më shumë se 700 milionë litra dhe Spanja, Holanda e Gjermania me pothuajse 600 milionë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat