Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë - Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024

Armela Duka/SCAN
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me 5.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, raportoi INSTAT.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2024 është 6.2 % më shumë se një vit më parë. Konkretisht, për grupin që përfshin "Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", volumi i shitjeve ka regjistruar një rritje prej 5.6%.
Në grupin” Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara", është vënë re një rritje edhe më e lartë prej 6.8%. Ndërkohë, për "Tregtinë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara", volumi i shitjeve ka shënuar një rritje prej 5.3%. Kjo është më pak se rritja e përgjithshme e tregtisë me pakicë, por tregon ende një kërkesë të qëndrueshme për karburante.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ndikuan grupet kryesore në rritjen e përgjithshme të tregtisë me pakicë. Sipas të dhënave rezulton se grupi i "Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara" ka qenë ndër më të ndjeshmit, duke kontribuar me 2.7pp në rritjen totale. Grupi i "Ushqime, pijeve dhe duhanit në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara" ka dhënë gjithashtu një kontribut të konsiderueshëm prej 1.9 pikë pp. Ndërsa, "Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara" ka kontribuar me 1.3 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1.2 %. krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndërkohë, në grupet kryesore krahasuar me tremujorin e parë 2024, ndryshimet janë si më poshtë:
Në grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, shitjet janë rritur me 1.2 %, më pas ndjek grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”ku volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht paraqitet me një rritje prej 1.4 %.
Ndërsa, në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht ka patur një rritje afërsisht 3 herë më të lartë se në grupet e mësipërme. Konkretisht,rritja e volumit të shitjeve për këtë grup gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual përllogaritet 4.8 % më e lartë se në tremujorin e mëparshëm.
Sondazh

“Të importohen vetëm mbetje druri” - Organizatat, shqetësime për pr.ligjin: Konsultim publik problematik, koha e rishikimit e shkurtër
Ola Mitre/SCAN Organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që ndër të......

Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e referencës për banesat - Cilat janë pretendimet e palëve mbi vendimin për Tiranën?
Elisabeta Dosku/ SCAN Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm......

Sigurimi i mjeteve motorike, cili prej qarqeve kryeson? - Korçarët lidhën më tepër kontrata, por shpenzuan më pak para’
Ledina Elezi/SCAN Pas Tiranës, Korça është qarku që ka regjistruar numrin më të lartë të kontratave për sa i përket sigurimit të përgjegjësisë ndaj......

Indeksimi dhe bonusi, sa do rriten pensionet? - Deri në dhjetor do ndahen rreth 7.8 mld lekë. Në tre vite fondi do rritet me 13%
Ada Hazizolli/SCAN Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të paraprihet nga indeksimi i përvitshëm, bazuar në normën e inflacionit.......

4.5 milionë euro shtesë për bashkitë - Mbështetje financiare për 5 vjet, synon administratë vendore më të “fortë”
Elisabeta Dosku/ SCAN Një fond prej 4.5 milionë eurosh do të shkojë për 61 bashkitë në vend në formën e mbështetjes teknike për sistemin e financave......

Euro poshtë 100 lekëve, një normalitet i ri - Meka: Është thyer niveli psikologjik, po zbehen edhe luhatjet sezonale
Lidion Kulla/SCAN Tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, me euron që do të mësohemi ta shikojnë shumë gjatë pranë niveleve......

Ky shtet po rrit moshën e pensionit – Shkak, popullsia e moshuar që po kërcënon ekonominë e vendit!
Edel Strazimiri / SCAN Kina do të rrisë moshën e saj të daljes në pension për punëtorët duke filluar nga 1 janari 2025, thanë të premten media......

Si do të ndahen fondet për ujitjen në 29 bashki? - Projektet kapin vlerën e 18 milionë eurove të ndara në 3 vite
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria ka miratuar listën e re të projekteve ku do të alokohen fondet për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, duke përfshirë......