OpenAI sjell projektin “Strawberry” - Modeli i ri, i aftë të “arsyetojë” para se të përgjigjet
Kristi Ceta/SCAN
OpenAI i mbështetur nga Microsoft po përgatitet të lançojë serinë "Strawberry" të modeleve të inteligjencës artificiale, të dizajnuara për të shpenzuar më shumë kohë për të përpunuar përgjigjet e pyetjeve në mënyrë që të zgjidhin probleme të vështira.
Modelet janë të afta të arsyetojnë përmes detyrave komplekse dhe mund të zgjidhin probleme më sfiduese sesa modelet e mëparshme në shkencë, kodim dhe matematikë, tha kompania në një postim në blog.
OpenAI përdori emrin e koduar Strawberry për t'iu referuar projektit së brendshmi, ndërsa i quajti modelet e shpallura o1 dhe o1-mini.
Noam Brown, një studiues në OpenAI i fokusuar në përmirësimin e arsyetimit në modelet e kompanisë, konfirmoi në një postim në platformën e mediave sociale X se modelet ishin të njëjta me projektin Strawberry.
"Jam i emocionuar të ndaj me ju të gjithë frytin e përpjekjes sonë në OpenAI për të krijuar modele të afta për arsyetim të përgjithshëm," shkroi Brown.
OpenAI tha se modeli o1 realizoi 83% të provimit kualifikues për Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, krahasuar me 13% të modelit të mëparshëm, GPT-4o. Modeli gjithashtu përmirësoi performancën në pyetjet e programimit konkurrues dhe tejkaloi saktësinë e nivelit të doktoraturës njerëzore në disa probleme shkencore.
Brown tha se këto rezultate ishin arritur me anë të një teknike të njohur si arsyetimi "zinxhiri i mendimit", i cili përfshin zbërthimin e problemeve komplekse në hapa më të vegjël logjikë.
Studiuesit kanë vërejtur se performanca e modelit në problemet komplekse përmirësohet kur nxitet nga përdoruesi. OpenAI tani e ka automatizuar këtë aftësi, në mënyrë që modelet të mund t'i zgjidhin problemet vetë, pa nevojë për nxitje nga jashtë.
Diell por pa rërë? Si po i zhduk erozioni bregdetar plazhet e Mesdheut?
Edel Strazimiri / SCAN Nxehtësia e zjarrtë, thatësira e zgjatur dhe reshjet e mëdha të shiut: Moti kaotik i Spanjës i ka bërë turistët të mendojnë dy......
Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë - Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024
Armela Duka/SCAN Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me......
“Të importohen vetëm mbetje druri” - Organizatat, shqetësime për pr.ligjin: Konsultim publik problematik, koha e rishikimit e shkurtër
Ola Mitre/SCAN Organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që ndër të......
Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e referencës për banesat - Cilat janë pretendimet e palëve mbi vendimin për Tiranën?
Elisabeta Dosku/ SCAN Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm......
Sigurimi i mjeteve motorike, cili prej qarqeve kryeson? - Korçarët lidhën më tepër kontrata, por shpenzuan më pak para’
Ledina Elezi/SCAN Pas Tiranës, Korça është qarku që ka regjistruar numrin më të lartë të kontratave për sa i përket sigurimit të përgjegjësisë ndaj......
Indeksimi dhe bonusi, sa do rriten pensionet? - Deri në dhjetor do ndahen rreth 7.8 mld lekë. Në tre vite fondi do rritet me 13%
Ada Hazizolli/SCAN Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të paraprihet nga indeksimi i përvitshëm, bazuar në normën e inflacionit.......
4.5 milionë euro shtesë për bashkitë - Mbështetje financiare për 5 vjet, synon administratë vendore më të “fortë”
Elisabeta Dosku/ SCAN Një fond prej 4.5 milionë eurosh do të shkojë për 61 bashkitë në vend në formën e mbështetjes teknike për sistemin e financave......
Euro poshtë 100 lekëve, një normalitet i ri - Meka: Është thyer niveli psikologjik, po zbehen edhe luhatjet sezonale
Lidion Kulla/SCAN Tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, me euron që do të mësohemi ta shikojnë shumë gjatë pranë niveleve......


