Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të investuar. Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka hartuar një broshurë ku rendit avantazhet që ka ky sektor në Shqipëri.
Ndër to përmendet, klima tipike mesdhetare me dimër të butë, të lagësht dhe verë me diell; Mikroklima të ndryshme, të përshtatshme për kultivim të produkteve të shumta; Deri në 300 ditë me diell në vit; Tokë pjellore; Burime të bollshme ujore si dhe rreth 560.000 hektarë tokë arë.
Po ashtu, ndër avantazhet kryesore përmenden përjashtimet nga taksat që ka bërë qeveria për këtë sektor. Siç është përjashtimi nga TVSH i furnizimit me makineri bujqësore. Përjashtim nga TVSH në import të makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit investimet në sektorin e agrobiznesit. Reduktimi i TVSH-së për objektet e certifikuara si agroturizëm, për të cilat aplikohet një normë e prej 6%. Një normë e reduktuar e TVSH-së prej 10% zbatohet për furnizimin e inputeve bujqësore. i cili përfshin plehra kimike, pesticide, fara dhe fidane, me përjashtim të hormoneve.
Po ashtu tatim fitimi i reduktuar prej 5% që zbatohet për tatimpaguesit e certifikuar si subjektet e agroturizmit, listohet gjithashtu si avantazh. Si dhe tatimi fitimi i reduktuar për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor prej 5%. Një tjetër avantazh është qiraja për tokën bujqësore nga 10 deri në 99 vjet.
Nga ana tjetër përmenden si avantazhe mbështetja e këtij sektori përmes skemës kombëtare të mbështetjes dhe programit IPARD.
Bujqësia zë 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend, duke e bërë atë sektorin më me peshë në ekonomi.
Sondazh

Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve......

Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie
Kristi Ceta/SCAN Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me......

Tranzicioni i gjelbër në “shpëtim” të ekonomisë - Raporti i Draghit thekson nevojën për uljen e kostove të energjisë
Kristi Ceta/SCAN Raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi përshkruan mënyrën si shpëtohet ekonomia e Evropës, me fokus të madh në tranzicionin......

BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat......

OpenAI sjell projektin “Strawberry” - Modeli i ri, i aftë të “arsyetojë” para se të përgjigjet
Kristi Ceta/SCAN OpenAI i mbështetur nga Microsoft po përgatitet të lançojë serinë "Strawberry" të modeleve të inteligjencës artificiale, të dizajnuara......

Diell por pa rërë? Si po i zhduk erozioni bregdetar plazhet e Mesdheut?
Edel Strazimiri / SCAN Nxehtësia e zjarrtë, thatësira e zgjatur dhe reshjet e mëdha të shiut: Moti kaotik i Spanjës i ka bërë turistët të mendojnë dy......

KREDO.AL NDIHMON ZHVILLIMIN E ARSIMIT PROFESIONAL: DHURON PAJISJE KOMPJUTERIKE PËR SHKOLLËN "GJERGJ CANCO"!
Në një akt bujarie dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të arsimit profesional në Shqipëri, Kredo.al ka dhuruar 29 kompjutera PC dhe 16 monitor për shkollën......

Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë - Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024
Armela Duka/SCAN Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me......