Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie

Kristi Ceta/SCAN
Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me një çmim me pakicë prej 700 dollarësh dhe ofron përmirësime të konsiderueshme në krahasim me PS5 që doli në 2020.
Synimi është të ofrojë performancë më të mirë grafike, dhe për këtë janë bërë tre përmirësime kryesore: një kartë grafike më e madhe, gjurmim i avancuar i rrezeve dhe aplikimi i inteligjencës artificiale, për të dhënë imazhe sa më të qarta e të detajuara.
Sony thekson se karta e re grafike ka, ndër të tjera, RAM 28% më të shpejtë se PS5 standard, që do të thotë se konsola do të ofrojë deri në 45% renderizim më të shpejtë.
Për më tepër, gjurmimi i rrezeve do të jetë deri në tre herë më i shpejtë se sa mund të ofrojë versioni i parë i PS5, dhe teknologjia e përmirësimit që ata aplikuan me ndihmën e IA quhet “PlayStation Spectral Super Resolution”.
Kompania shton se më shumë se 8,500 lojëra PS4 do të përditësohen për të funksionuar në versionin e ri, dhe do të jetë e mundur të përmirësohet përvoja e lojërave të PS5.
PS5 Pro ka të njëjtën lartësi si PS5 origjinale dhe të njëjtën gjerësi si modeli që vjen pa portën e diskut. Vjen me 2 TB memorie të integruar, një përmirësim në krahasim me modelet e mëparshme 1TB. PS5 Pro do të lançohet më 7 nëntor 2024 dhe do të jetë i disponueshëm në dyqanet zyrtare si dhe online. Paraporositë do të fillojnë më 26 shtator 2024.
Sondazh

Tranzicioni i gjelbër në “shpëtim” të ekonomisë - Raporti i Draghit thekson nevojën për uljen e kostove të energjisë
Kristi Ceta/SCAN Raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi përshkruan mënyrën si shpëtohet ekonomia e Evropës, me fokus të madh në tranzicionin......

BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat......

OpenAI sjell projektin “Strawberry” - Modeli i ri, i aftë të “arsyetojë” para se të përgjigjet
Kristi Ceta/SCAN OpenAI i mbështetur nga Microsoft po përgatitet të lançojë serinë "Strawberry" të modeleve të inteligjencës artificiale, të dizajnuara......

Diell por pa rërë? Si po i zhduk erozioni bregdetar plazhet e Mesdheut?
Edel Strazimiri / SCAN Nxehtësia e zjarrtë, thatësira e zgjatur dhe reshjet e mëdha të shiut: Moti kaotik i Spanjës i ka bërë turistët të mendojnë dy......

KREDO.AL NDIHMON ZHVILLIMIN E ARSIMIT PROFESIONAL: DHURON PAJISJE KOMPJUTERIKE PËR SHKOLLËN "GJERGJ CANCO"!
Në një akt bujarie dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të arsimit profesional në Shqipëri, Kredo.al ka dhuruar 29 kompjutera PC dhe 16 monitor për shkollën......

Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë - Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024
Armela Duka/SCAN Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me......

“Të importohen vetëm mbetje druri” - Organizatat, shqetësime për pr.ligjin: Konsultim publik problematik, koha e rishikimit e shkurtër
Ola Mitre/SCAN Organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që ndër të......

Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e referencës për banesat - Cilat janë pretendimet e palëve mbi vendimin për Tiranën?
Elisabeta Dosku/ SCAN Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm......