Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN
Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve të shkruara bruto në të gjithë vendin, rreth 21 miliardë lekë ose gati 92% të shumës së përgjithshme e zënë sigurimet e jo-jetës, ndërsa 1.8 miliardë ose thuajse 8% të totalit të primeve e përbëjnë sigurimet e jetës.
Sigurimi i jetës së debitorit, i cili i referohet shlyerjes së detyrimit të huasë nëse kredimarrësi kryesor humb jetën gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë, zotëron vlerën më të lartë të primeve në kategorinë e sigurimit të jetës, konkretisht rreth 1.3 miliardë lekë. Ndërsa sigurimi i jetës i shoqëruar me një depozitë kursimi me përfitues të siguruarin ose familjarët e tij që mund të shërbejë si një përfitim në periudhën e pensionit, për shkollimin e fëmijëve e të tjera, është lloji i dytë më i preferuar i sgurimit me një shumë prej 125 milionë lekë primesh.
Megjithëse sigurimi i jetës me kursim ka më shumë prime se jeta dhe shëndeti në udhëtim, kjo e fundit ka një numër më të lartë kontratash. Konkretisht, në krye të listës për sa i përket numrit të kontratave qëndron sërish jeta e debitorit me 100 mijë, por e ndjekur nga sigurimi i jetës në grup me 12 mijë kontrata dhe ai i jetës dhe shëndetit në udhëtim me 11 mijë kontrata.
Por, a janë siguruar më tepër shqiptarët në dy vitet e fundit?
Nëse shohim tendencën e tregut të sigurimeve në dy vitet e fundit, mund të thuhet se qarku i Korçës ka pasur rritjen më të madhe në vlerën e primeve të shkruara bruto, një rritje me thuajse 24%, ndjekur më pas nga Vlora me 20%. Nga ana tjetër, dibranët janë të vetmit që kanë regjistruar një bilanc negativ, pasi po sigurohen gjithnjë e më pak. Qarku i Dibrës ka shënuar një rënie me 2.8% për sa i përket primeve të shkruara bruto të jo-jetës.
Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie
Kristi Ceta/SCAN Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me......
Tranzicioni i gjelbër në “shpëtim” të ekonomisë - Raporti i Draghit thekson nevojën për uljen e kostove të energjisë
Kristi Ceta/SCAN Raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi përshkruan mënyrën si shpëtohet ekonomia e Evropës, me fokus të madh në tranzicionin......
BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat......
OpenAI sjell projektin “Strawberry” - Modeli i ri, i aftë të “arsyetojë” para se të përgjigjet
Kristi Ceta/SCAN OpenAI i mbështetur nga Microsoft po përgatitet të lançojë serinë "Strawberry" të modeleve të inteligjencës artificiale, të dizajnuara......
Diell por pa rërë? Si po i zhduk erozioni bregdetar plazhet e Mesdheut?
Edel Strazimiri / SCAN Nxehtësia e zjarrtë, thatësira e zgjatur dhe reshjet e mëdha të shiut: Moti kaotik i Spanjës i ka bërë turistët të mendojnë dy......
Rritja e turizmit, impakt në tregtinë me pakicë - Shitjet u shtuan me 5.9% në tremujorin e dytë 2024
Armela Duka/SCAN Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, pa llogaritur inflacionin gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 shënoi rritje me......
“Të importohen vetëm mbetje druri” - Organizatat, shqetësime për pr.ligjin: Konsultim publik problematik, koha e rishikimit e shkurtër
Ola Mitre/SCAN Organizatat e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime në lidhje me projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që ndër të......
Kushtetuesja “merr në dorë” çmimet e referencës për banesat - Cilat janë pretendimet e palëve mbi vendimin për Tiranën?
Elisabeta Dosku/ SCAN Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesëpadinë e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ku kërkohet shfuqizimi i pjesshëm......


