Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!

Edel Strazimiri / SCAN
Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra CICERO për Kërkimet Ndërkombëtare të Klimës në Norvegji thonë se gati 70% e popullsisë së botës do të shohin ndryshime dramatike në kushtet e motit nëse nuk reduktohen me shpejtësi emetimet e gazeve serrë.
Studimi i ri, i botuar në revistën Nature Geoscience, tregon se si ngrohja globale mund të kombinohet me ndryshimet normale të motit për të prodhuar periudha dhjetëvjeçare me ndryshime të shpejta të reshjeve dhe temperaturave.
Ngjarjet natyrore si El Niño mund të ndryshojnë kushtet e motit duke çuar në maksimum të reshjeve dhe temperaturës. Ndërsa bota bëhet më e ngrohtë dhe më e lagësht, megjithatë, ngjarjet ekstreme fillojnë të largohen nga ajo që shoqëria dhe ekosistemet mund të përballojnë.
Shumë pak studime deri më tani kanë eksploruar ndikimin që moti ekstrem do të ketë në vende të ndryshme. Studiuesit përdorën katër simulime të ndryshme klimatike për të zbuluar se sa maksimumi i reshjeve dhe temperaturave mund të ndryshojnë gjatë dy dekadave të ardhshme.
Sipas një skenari ku bëhet pak për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, rajone si Mesdheu, Amerika Veriperëndimore dhe Jugore dhe Azia Lindore mund të presin "ritme të qëndrueshme dhe të paprecedentë ndryshimi për dy ose më shumë dekada".
Shumë nga rajonet e parashikuara për të parë ndryshimet më të shpejta përfshijnë vende me të ardhura të ulëta të cilat janë veçanërisht të prekshme nga ndikimet e motit ekstrem.
Simulimet aktuale të klimës tregojnë se rreth 70 për qind e popullsisë së botës 5.6 miliardë njerëz - duhet të presin ndryshime në temperatura ekstreme dhe reshje shiu në një skenar të ardhshëm me emetime të larta.
Disa ndryshime janë mbyllur tashmë me studimin që zbulon se sa shpejt do të ndryshojnë kushtet e motit në 20 vitet e ardhshme edhe me uljen e emetimeve.
Edhe me përpjekje të forta zbutëse në përputhje me qëllimet e Marrëveshjes së Parisit, 20 për qind e popullsisë globale ose rreth 1.5 miliardë njerëz do të jenë ende të prekur. Ndryshimet më dramatike në këtë skenar do të kufizohen në Gadishullin Arabik dhe Azinë Jugore.
Kjo ka implikime të rëndësishme për përpjekjet e përshtatjes klimatike në mbarë botën. Studiuesit paralajmërojnë për pasojat potencialisht vdekjeprurëse të këtyre ndikimeve të ndryshimeve klimatike, nga vdekshmëria nga valët e të nxehtit deri te përmbytjet.
Sondazh

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......

Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të......

Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve......

Sony prezanton PlayStation 5 Pro - Versioni i ri kushton 700 USD dhe vjen me 2 TB memorie
Kristi Ceta/SCAN Sony ka prezantuar zyrtarisht PlayStation 5 Pro, që ishte i shumëpritur nga adhuruesit e videolojërave. Konsola e re u prezantua me......

Tranzicioni i gjelbër në “shpëtim” të ekonomisë - Raporti i Draghit thekson nevojën për uljen e kostove të energjisë
Kristi Ceta/SCAN Raporti i ish-kryeministrit italian Mario Draghi përshkruan mënyrën si shpëtohet ekonomia e Evropës, me fokus të madh në tranzicionin......

BE prodhoi 34 mld litra birrë në 2023 - Gjermania kryeson renditjen me 22.3% të prodhimit total
Kristi Ceta/SCAN Sipas të dhënave të Eurostat, vendet e Bashkimit Evropian kanë prodhuar gjithsej 34.3 miliardë litra birrë në vitin 2023. Statistikat......

OpenAI sjell projektin “Strawberry” - Modeli i ri, i aftë të “arsyetojë” para se të përgjigjet
Kristi Ceta/SCAN OpenAI i mbështetur nga Microsoft po përgatitet të lançojë serinë "Strawberry" të modeleve të inteligjencës artificiale, të dizajnuara......