Shqipëria Postuar më 14 Shtator 2024, 10:58

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet

Nga SCAN TV
Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? -

Diamila Leka/ Scan

 

Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë një ndryshim në sistemin e turizmit dhe se nuk do të lejohen më shezllonet përveçse ata që kanë hotele, ndërsa për beach baret dhe restorantet nuk të lejohen më të kenë shezllone

“Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty dhe ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon. Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa.

Sipas kryeministrit, kjo reformë do të fillojë që nga bashkitë të cilat do të marrin hapësira dhe do të vendosen çadra por me një çmim tavan të detyruar.

“Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsive duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra"

Kjo reformë vjen pas problematikës së hasur këtë vit tek mungesa e plazheve publike, dhe shezllonët e vendosur nga privati ishin më çmime të larta.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat