Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj

Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve.
Konkretisht, ndryshimet në projektligjin për “Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, synojnë të saktësojnë nivelin e identifikimit dhe të gjurmueshmërisë së transaksioneve, duke kërkuar që faturat e shitjeve në rastin e eksportimit të mallrave, kur blerësi është individ, përveçse emrit, mbiemrit dhe adresës, të përfshijë edhe numrin personal të identifikimit (ID) të blerësit. Qëllimi në këtë rast është saktësimi i identifikimit të blerësve të huaj.
Përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore e doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është shtyrja e afatit për shqyrtimin dhe plotësimin e librave të shitjes e blerjes nga dita e dhjetë në ditën e njëmbëdhjetë të muajit pasardhës. Ky ndryshim synon të sigurojë një afat shtesë prej 24 orësh, të nevojshme për sistemin për procesimin e faturave, nga data e fundit e lejuar për lëshimin e tyre, e cila për rastet specifike, është data 10 e muajit, që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.
Me zbatimin e procesit të fiskalizimit është konstatuar se afati aktual prej tri ditësh për fiskalizimin e faturave në rastet e importeve rezulton shpeshherë i pamjaftueshëm. Pas vendosjes së mallrave në regjimin e qarkullimit të lirë, sistemit elektronik i nevojitet një periudhë kohe për përpunimin dhe shfaqjen e deklaratës përkatëse për ta bërë atë të aksesueshme, çka shpesh pengon tatimpaguesin të kryejë fiskalizimin brenda afatit ekzistues.
Për këtë arsye, propozohet dhe zgjatja e afatit për fiskalizimin e faturës në rastet e importeve, nga deri në 3 ditë pas vendosjes së mallrave të importit nën regjimin e qarkullimit të lirë deri në 7 ditë nga data e vendosjes së mallrave në këtë regjim.
Ky ndryshim synon të përshtatë afatin ligjor për fiskalizimin e faturave të importeve me funksionimin praktik të sistemeve elektronike, duke lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit.
Këto ndryshime synojnë të përforcojnë transparencën fiskale, të sigurojnë përputhshmërinë e terminologjisë ligjore në fushën tatimore, të lehtësojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore nga tatimpaguesit dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për administrimin e të ardhurave.
“Tarifë 500% për vendet që bëjnë tregti me Rusinë” - Trump paralajmëron masa të reja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Një projektligj i propozuar në Senatin Amerikan mund të vendosë një tarifë prej 500% ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, duke përfshirë blerës......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar luhatje të lehta të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë sipas......
Situata meteorologjike, kryesisht e qetë - Reshje me intensitet të ulët deri mesatare. Pa probleme serioze në nivel kombëtar
Në një komunikim për publikun, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me......
IA “nxit” sistemet e ruajtjes së energjisë - Kërkesa globale për këto rrjete mund të rritet me 40% në 2026
Kërkesa gjithnjë e më e lartë për energji nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale në SHBA pritet të nxisë një cikël të fortë zgjerimi për......
Kriza e bizneseve në Kosovë - Liberalizimi i tregut të energjisë ka rritur çmimet dhe reduktuar kapacitetet
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre......
Moti i keq, Balluku me prefektët e kryebashakiakët: Merrni masa në kohë për situatën!
Zëvëndës kryeministrja Balluku pati në orët e pasdites një takim me 12 prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që konsiderohen zona me rrezikshmëri të......
Bujqësia 2030, ministri Salla: Ky është buxheti i antarësimit në BE
Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka qenë i pranishëm sot në punimet e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku ka dhënë......
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i......


