Italia teston mësimdhënien e asistuar nga “IA” - Qeveria synon përdorimin e teknologjisë së re në shkollat e vendit

Kristi Ceta/SCAN
Italia po prezanton inteligjencën artificiale në shkollat e saj ndërsa qeveria e kryeministrit Giorgia Meloni po eksploron mënyra të reja për të zhvilluar aftësitë digjitale të vendit.
Ministri i Arsimit Giuseppe Valditara tha se softueri i asistuar nga IA do të testohet në 15 klasa në katër rajone, me synimin për të zgjeruar skemën më vonë nëse eksperimenti do të jetë i suksesshëm.
Mjetet e inteligjencës artificiale në tabletët dhe kompjuterët e klasës do të veprojnë si "asistentë virtualë që mund ta bëjnë mësimin më të lehtë për studentët dhe të ndihmojnë mësuesit të identifikojnë metodat për një edukim gjithnjë e më specifik", tha ministri.
Italia ka një nga rezultatet më të këqija të aftësive bazë digjitale në 27-anëtare të BE-së, sipas agjencisë statistikore të bllokut Eurostat, duke qenë më mirë vetëm se Letonia, Polonia, Bullgaria dhe Rumania.
Megjithatë, për nismën u dhanë pak detaje. Ministria nuk ishte në gjendje të konfirmonte emrat e shkollave që do të testonin teknologjinë e re dhe do të zgjeronin funksionimin e saj.
Shtytja e Italisë për teknologjinë e re në shkolla erdhi pasi ministri ndaloi përdorimin e telefonave celularë në klasa, madje edhe për qëllime arsimore.
Përpjekjet e kaluara për të digjitalizuar shkollat italiane kanë rezultuar të vështira, përfshirë gjatë pandemisë COVID, pjesërisht për shkak të moshës së avancuar të stafit mësimdhënës, pasi më shumë se gjysma e tyre ishin të moshës 50 vjeç e lart, sipas të dhënave.
Meloni e ka trajtuar inteligjencën artificiale si një çështje kryesore të samitit të këtij viti të G7, që u organizua nga Italia. Në komunikatën e tyre përfundimtare, udhëheqësit thanë se do të thellojnë "bashkëpunimin e tyre për të shfrytëzuar përfitimet dhe për të menaxhuar rreziqet e kësaj teknologjie".
Sondazh

Borxhi i Britanisë do të 3-fishohet në 50 vite - Faktorët ndikues janë plakja e popullsisë, kriza klimatike, pasiguria
Kristi Ceta/SCAN Sipas raportit të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe është parashikuar të......

Zvicra, vendi më i mirë për pension të rehatshëm - Sistemi shëndetësor dhe taksat e ulëta, ndër avantazhet kryesore
Kristi Ceta/SCAN Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare......

Kontrolli dhe montimi i pajisjeve me gaze serrë - Detyrimet e reja, personat që punojnë në këto veprimtari duhet të certifikohen
Ola Mitre / SCAN Kontrolli, instalimi, riparimi apo çmontimi i pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, sikurse janë frigoriferët, kondicionerët......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme!
Edel Strazimiri / SCAN Moti ekstrem do të forcohet me shpejtësi gjatë 20 viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studim i ri. Shkencëtarët nga Qendra......

Çfarë do të parashikojë reforma në turizëm? - Rama: Nuk do të ketë më leje për plazhe private, baret dhe restorantet
Diamila Leka/ Scan Për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një reformë në sektorin e turizmit. Sipas tij, vitin tjetër do të ketë......

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!
Edel Strazimiri / SCAN Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë......

Pse bujqësia është sektor tërheqës për investime? - 560 mijë hektarë tokë arë, përjashtime nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare nxit investitorët vendas dhe të huaj që të shfrytëzojnë potencialet që ofron sektori i bujqësisë për të......

Dibranët u siguruan më pak për jo-jetën - Sigurimet e jetës përbëjnë vetëm 8% të totalit të primeve në rang vendi
Ledina Elezi/SCAN Në të gjitha qarqet e Shqipërisë, tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga jo-jeta. Nga totali prej 22.8 miliardë lekësh i primeve......